Qeveria e re në "duart" e Metës
të dielën prezantohet struktura
të dielën prezantohet struktura">
Ditën e diel shqiptarët do të njihen më një strukturë të re qeverisëse e cila do të ketë më pak ministri, pas bashkimit të disa prej tyre mes njëra-tjetrës.
Edi Rama dhe Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në administratë do të prezantojnë të dielën përpara asamblesë socialiste formatin e qeverisë së re.
Burime nga grupi i punës bëjnë me dije se skeleti i qeverisë së re është në përfundim dhe se disa ministri do të shkrihen në një duke i rishpërndarë përgjegjësitë.
Kështu, Ekonomia mund të bashkohet me energjetikën siç ishte gjatë qeverisë Berisha, ndërsa Ministria e Pushtetit Vendor mund të jetë bashkë me atë të Zhvillimit Urban.
Tek Bujqësia do të rikthehen sërisht edhe përgjegjësitë për Mjedisin, ndërsa Kultura do të rimarrë sërish Turizmin dhe Sportin. Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin mund të shkrihet, tashmë që socialistët drejtojnë të vetëm edhe qeverinë edhe kuvendin.
Drejt bashkimit mund të shkojnë edhe Ministrja e Jashtme dhe ajo e Integrimit. Ngelen të pa ndryshuara ministritë e “rënda” si e Brendshmja, e Mbrojtjes, e Financave, e Shëndetësisë dhe e Drejtësisë.
Kjo skemë finale do të prezantohet ditën e diel, ndërsa emrat Edi Rama pritet t’i bëjë publikë në fillim të javës tjetër, përpara datës 5 shtator. Parlamenti pritet të mblidhet në 7 shtator, ditën e enjte, dhe deri atëherë, Edi Rama duhet të bëjë publikë kabinetin e ri, por jo vetëm kaq. Ai duhet të ketë marrë “bekimin” e Metës si President për ekipin e ri, i cili duhet t’i dekretojë ministrat përpara se seanca parlamentare e 7 shtatorit t’i votojë ata duke i vendosur zyrtarisht në detyrë.
Deri më tani, vendimi i vetëm emëror që Edi Rama ka prezantuar është ai i Gramoz Rucit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Sa u takon ministrave, një ndër emrat më të fortë për tu rikthyer është ai i Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ministrat më të suksesshëm në qarqet e vendit pritet të rikonfirmohen, dhe pse burimet thonë se Edi Rama ka surpriza.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52