Arritja e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka sjellë reagime nga politika shqiptare. Njëzëri, presidenti Ilir Meta, kryeminstri Edi Rama, por edhe krerët e partive opozitare, Lulzim Badha dhe Monika Kryemadhi kanë vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, në arritjen e marrëveshjeve konkrete.

Një urim për krijimin e qeverisë së re të Kosovës e ka pasur edhe kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj Kryemadhi vë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve.
"Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare.
Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin", shkruan Kryemadhi.

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj uron VV dhe LDK në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Në reagimin e tij, Cakaj e cilëson bashkëpunimin mes dy vendeve si një domosdoshmëri.
"Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm. Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve", shkruan Cakaj.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar as marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin duke e quajtur një marrëveshje që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së re dhe do të çojë në fund vullnetin e popullit.
Basha mes të tjerash deklaroi se Partia Demokratike do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës.
"Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror." shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama i uron suksese koalicionit qeveritar në Kosovë dhe shpreson te një bashkëpunim i dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit.
Në mesazhin e tij, Rama thotë se pret me padurim për të shtruar në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë duke nënkuptuar shengenin Ballkanik, që shkaktoi debate në dy anët e kufirit pas refuzimit që Kosova i bëri samitit të Tiranës pak javë më parë.
"Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë" shkruan Rama.
Sot, pas 4 muajsh nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së re mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. "Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.
Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin" shkruan Meta. Sot, pas 4 muajsh nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së re mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
-
Të tre jan për tju qar hallin skan nga një kacidhe në xhep. Por kan miljonat e eurove nëpër bankat e Botës. Të tre bëjn gar kush të gënjej më shum se njëri tjetëri. Kjo fshatarja është skarcitet fabrike kurse ky lulushi pras hibrid. Edi Rama është hamshor po aman i bi dhe shum me dor.
Përgjigju -
O Mona po ku je i Zogu i 21 dhjetorit duku se te ka zene ... smog nje lavazh te duhet
Përgjigju -
Me kenoqe me kete Foto.. Edi Si Boss,,i Shefe te dy keta Si dordolec..Edo njeshe je..
Përgjigju -
Pa folur dhe baxhe*** lla Monik e Lesh e Dhise
Përgjigju










Komente
Komento