Qeveria e re Rama/ Kodheli në “45 minuta”: Ministrat e rinj janë teknikë dhe jo politikë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, sot kryetare e Komisionit të Jashtëm, është e ftuara e ditës në “45 minuta” në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Kodheli ka komentuar qeverinë e re Rama 2, dhe zhvillimet aktuale brenda Partisë Socialiste. Kodheli ka thënë se edhe në kohën kur ajo ka hyrë në politikë përmes futjes në bashkinë e Tiranës, skeptikët kanë thënë se ishte e panjohur. Kodheli ka thënë se ministrat e rinj janë teknikë dhe jo politikë, por që sipas saj kanë spikatur në të pozicionet e tyre të mëparshme. Kodheli tha se do të jetë koha që do të tregojë nëse Rama ka patur të drejtë. Kodheli, është shprehur se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka hyrë tashmë në një shtrat pozitiv bisedimesh

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Rikandidimi i Veliajt/ Kodheli në “45 minuta”: Qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë se e ka kryetarin, nuk e di për Durrësin dhe Elbasanin

Ish-ministrja Mimi Kodheli, e ftuar në “45 minuta” ka thënë se qytetarët e Tiranës e kanë më të thjeshtë zgjedhjen në 30 qershor 2019, pasi e kanë aktualisht kryetarin e Bashkisë. Deklarata e Kodhelit lë të hapur sërish opsionin më të përfolur të ditëve të fundit, se kryetari aktual, Erion Veliaj, do të rikandidojë në emër të PS për këtë bashki.

“Një qytetar i Tiranës e ka më të thjeshtë Tiranën se e ka kryetarin. Vendimmarrja nuk është e Mimit por e kryesisë së PS. Por qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë sepse e sheh Erjonin çdo ditë duke bërë punë. Që do të thotë se e ka më të thjeshtë. Erioni është një zgjedhje e PS për Tiranën. Puna flet vetë, është atje dhe shihet përditë. Qyteti im i dashur ndryshon përditë. Kurioziteti do të shuhet shumë shpejt. Nuk di të them për Durrësin, mbetemi tek Tirana. Në Durrës kam shkuar vetëm për pushime, edhe në Elbasan se kam patur gjyshërit.“-tha Kodheli.

Ora 16:23
Marrëveshja me Greqinë/ Kodheli: Bushati ka bërë një punë të mirë, ka ende teknikalitete

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, është shprehur në “45 minuta” se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka hyrë tashmë në një shtrat pozitiv bisedimesh. “Marrëveshja me Greqinë, jo sepse Bushati është koleg dhe mik i imi por mendoj se ka bërë një punë të mirë për marrëveshjen me Greqinë. Greqia dhe Maqedonia kanë bërë një marrëveshje historike dhe kanë përpara një të ardhme shumë të mirë për popujt e tyre. Kështu që ky është një demonstrim i mirë se të pamundurat arrihen. Të gjithë skeptikët do të marrin një përgjigje në miratimin ditën e enjte në parlamentin grek të kësaj marrëveshje. E shoh pozitivisht shtratin e bisedimeve Shqipëri-Greqi. Ka ende teknikalitete dhe precizime që janë pjesë e të tërë marrëveshjes. Marrëveshja, s’kemi pse e përsëritim që ka një shtyllë politike dhe një shtyllë të bisedimit teknik të procedurave.”-tha Kodheli.

Ora 16:21
Hapja e negociatave me BE-në/ Kodheli: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave me BE-në. "Europa po kalon momentet e veta delikate. Ne nuk na mungon asgjë. ajo që u shkrua nga komisioni është atje, e zeza mbi të bardhë. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ky ka qenë një moment që e ka vënë në pikëpyetje hapjen e negociatave. Momenti është më kompleks se kaq. Ka të bëjë me Ballkanin, Maqedoninë, emrin dhe me situata të tjera, interne dhe të brendshme. “-tha Kodheli.

Ora 16:10
Ndryshimet në qeveri/ Kodheli: Ministrat e rinj, teknikë janë një zgjedhje e guximshme. Koha do tregojë nëse Rama kishte të drejtë

Ish-ministrja Mimi Kodheli ka komentuar në studion e Report Tv ndryshimet në kabinetin qeveritar Rama 2. Kodheli ka thënë se ministrat e rinj janë teknikë dhe jo politikë, por që sipas saj kanë spikatur në të pozicionet e tyre të mëparshme. Kodheli tha se do të jetë koha që do të tregojë nëse Rama ka patur të drejtë. “Kolegët e mi kanë patur kohën për të kuptuar se kanë bërë gjënë e duhur. Nuk ka përgjegjësi individuale, por vetëm kolektive. Mendoj se grupet e reja të drejtimit që janë teknike dhe jo politike, janë të guximshme. Ka patur liderë të fortë, por që nuk kanë bërë më të mirën duke patur një portofol. Dhe kemi edhe anasjelltas, kur teknikët kanë bërë më shumë. Koha do të tregojë nëse Rama ka bërë gjënë e duhur me ekipin e ri. S’mendoj se Rama ka bërë emërime të pamenduara. Kanë hyrë në një proces vlerësimi, kanë qenë zv.ministra dhe këshilltarë. Kanë patur potencialë në organizatat që kanë drejtuar, si zonja Ballaku që ka drejtuar Albcontrol. Pozicionet e tyre të mëparshme kanë spikatur, dhe emërimi vjen si pjesë e një reflektimi qoftë edhe të kryeministrit se e ka si tagër që t’a ketë këtë të drejtë. Unë jam njoftuar më parë, s’ka qenë surprizë.”-ka thënë Kodheli.

Ora 16:08
Ish-ministrja Mimi Kodheli: Edhe kur unë hyra në politikë thanë se isha e panjohur

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin "45 minuta" ka thënë se edhe kur ajo u fut në politikë, u komentua si një e panjohur. Kodheli është shprehur se: "Edhe kur unë dikur kam hyrë në politikë, dhe nisa punë nga Bashkia Tiranë, thanë se isha e panjohur."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni