Qeveria e re takim dy ditor në
Vlorë për mandatin e ri/ VIDEO

Qeveria e re takim dy ditor në<br />Vlorë për mandatin e ri/ VIDEO
VLORE-Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat e rinj në Llogara.
 
Kryeministri vijon që t’i qëndrojë traditës, pasi edhe para 4 viteve mbledhjen e parë me ministrat e zhvilloi në qytetin që u zgjodh deputet.
 
Rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, kryeministri dhe ministrat kanë mbërritur në Llogara për të nisur mbledhjen e parë pas zyrtarizimit ditën e djeshme.
 
Mbledhja me 13 ministrat dhe zv/kryeministren realizohet me qëllim vendosjen e piketave dhe objektivave për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.
 
Kabineti i ri qeveritar do të qëndrojë në Vlorë për dy ditë, ndërsa në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.
 
Qeveria e re do të punojë edhe për të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor që të bëjë të zbatueshme reformën e fortë në institucione.
 
Nga ristrukturimi i qeverisë së re, u shkurtuan 6 ministri, ndërsa një pjesë e tyre do të kalojnë në nivel drejtorish.

Në mbledhje edhe Ruçi me Taulant Ballën
Në mbledhje përpos ministrave të rinj janë të pranishëm edhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, por edhe pasuesi i tij në Grupin Parlamentar, Taulant Balla.
 
Ruçi dhe Balla ndodhen në takim, pasi ashtu sikur paralajmëroi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë, puna e kabinetit qeveritar do të jenë në koordinim të plotë me grupin parlamentar.
 
Takimi dy ditor i Ramës me ministrat zhvillohet në masa të larta sigurie, pasi zona është e blinduar nga efektivë policie. 
 
[gallery]23658[/gallery]

Ministrat e rinj nuk do të heqin dorë nga mandati i deputetit
Burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije, se ministrat nuk do të lënë mandatin e deputeti, ndryshe nga ministriat e qeverisë "Rama 1".
 
KABINETI I RI QEVERITAR "RAMA 2"
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria e Jashtme Ditmir Bushati​
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi


kabineti qeverises

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit