Qeveria e re, Thaçi e Mustafa
fusim më shumë gra në kabinet

Qeveria e re, Thaçi e Mustafa<br />fusim më shumë gra në kabinet
Qeveria e re në kosovë duket se do të ketë dhe një suprizë. Sipas mediavë në Prishtinë, PDK e Hashim Thaçit ka propozuar që disa gra deputete të jenë dhe minister.
 
Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-LDK pritet të ketë më shumë gra sesa Qeveria e shkuar. Të paktën ky është dhe zotimi i lidershipit të dy partive. Derisa në LDK përmendet Teuta Sahatçiu si një prej grave që do të përfshihet në ekzekutivin e ardhshëm, një listë me e madhe po qarkullon në PDK.
 
Kryesisht bëhet fjalë për gra të reja, të shkolluara në botën perëndimore dhe të dëshmuara në pozitat që kanë mbajtur më herët.
 
Një zyrtar i lartë i PDK’së ka thënë për mediat kosovare se në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të jetë Dhurata Sadiku-Hoxha, Këshilltarja aktuale e Kryeministit Thaçi, Mrika Tahiri, ish-Drejtoresha e AKP’së, Laura Zherka, një prej grave të Kryesisë së PDK’së, më pas Mrika Kotorri e Kabinetit Thaçi II, ish-ministrja Justina Shiroka Pula dhe Nënkryetarja e PDK’së, Margarita Kadriu.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit