Qeveria e re, Thaçi premton njerëz
të ndershëm: Punojmë për vendin

Qeveria e re, Thaçi premton njerëz<br />të ndershëm: Punojmë për vendin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, premtoi se qeveria e ardhshme e vendit e përbërë nga partia e tij, PDK, dhe partnerja në koalicion, LDK, do të përbëhet nga njerëz të ndershëm.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi ka zgjedhur mbledhjen e Qeverisë që të flasë për koalicionin e tij me LDK-në. Ai tha se javën e kaluar është ndërtuar koalicioni i ri, i cili siç tha ai, ka zotimin për integrim dhe zhvillim.

“Do të krijojmë ambient dhe hapësirë të mjaftueshme për opozitën, do të punojmë për një vend të zhvilluar, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, që të fitojmë sa më shpejtë liberalizimin e vizave dhe integrimin ne NATO dhe BE”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se duke respektuar vullnetin shumicë të qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur më 8 qershor, duke respektuar mendimet e Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar është ndërtuar koalicioni i ri për institucionet e ardhshme të Republikës së Kosovës, koalicion ky me zotimin për zhvillim dhe integrim.

Thaçi tha se do te vazhdojnë projektet dhe do të kenë dhe projekte të reja si institucione të ardhshme të Kosovës, duke i dhënë vendit institucione stabile, demokratike me njerëz kredibil. Pra sipas tij, do të ketë institucione të dinjitetshme.

Ai po ashtu tha se do të punojnë maksimalisht për ti realizuar projektet e ofruara para qytetarëve. Ndërsa pohoi se ka ardhur periudha e fundit ë finalizimit të marrëveshjes së koalicionit, i cili do të finalizohet ditët e ardhshme.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit