TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e some qe Znj. Irena Beqiraj emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Qeveria vendosi sot  qe Znj. Odeta Barbullushi emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nderkohe, ne mbledhjen e sotme, qeveria vendosi qe Z. Ervin Mete, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Po ashtu, qeveria vendosi ne mbledhjen e sotme qe Z. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /a.ke/