PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë vlerësimin për seancat inauguruese të katër komunave veriore që janë mbajtur të shtunën në mesnatë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për "Radio Kosovën" se pasi të analizohet raporti monitorues i Ministrisë së Pushtetit Lokal do të vendoset për pranueshmërinë e tyre.
Sipas Edita Tahirit, aktualisht po bëhet vlerësimi ligjor dhe më vonë do të vendoset për hapat e mëtejshëm rreth inaugurimeve.
“Ne po presim një raport të detajuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe më pas do të vlerësojmë për hapat e mëtejshëm”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian janë dakorduar se inaugurimet do të bëhen konform ligjeve të Kosovës.
”Nëse del që procesi nuk ka qenë në pajtim me ligjet e Kosovës atëherë ekziston Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ligji për vetëqeverisje lokale të cilat i përgjigjen situatës së krijuar” , ka thënë Tahiri.
Ministria e Pushtetit Lokal ndërkaq nuk ka sqaruar nëse seancat kanë qenë konform ligjeve të Kosovës. Ajo që është raportuar flet se të zgjedhurit serbë kanë përdorur logot e Kosovës të ngjitura me etiketa prapa deklaratave të betimit.
Këshilltari i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK, Emir Azemi ka thënë se mbledhja është mbajtur me tensione dhe me prezencë të lartë policore e ushtarake.
Sidoqoftë ende pa përfunduar zyrtarizmi i asambleve komunale të katër komunave veriore të dala nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se ka ndarë edhe 13 milionë euro për këto komuna.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com