Qeveria ende s’ka dhënë konfirmimin, por FSHF cakton oraret! Për supersfidën Partizani-Skënderbeu ka dyshime për stadiumin

Qeveria ende s’ka dhënë konfirmimin, por FSHF cakton oraret! Për supersfidën Partizani-Skënderbeu ka dyshime për stadiumin

Futbolli shqiptar është në pritje të dritës jeshile për lejimin e rifillimit të futbollit nga qeveria, por ndërkohë sektori i garave në FSHF ka bërë të ditura oraret e ndeshjeve të javës së 27, e cila është edhe java e parë pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, që korrespondon me 3 qershorin, një datë e dakordësuar mes FSHF-së dhe klubeve të Superligës.

Kjo javë do të luhet e gjitha më 3 qershor, por në dy fasha orare, 17:30 dhe 20:00.

Në fashën e parë të orarit, në 17:30, do të luhet katër nga pesë ndeshjet: 1-Kukësi-Luftëtari, 2-Laçi-Teuta, 3-Bylis-Tirana dhe 4-Flamurtari Vllaznia. Ndërkohë në orën 20:00 është caktuar të luhet supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, edhe pse nuk dihet se në cilin stadium, ‘Air Albania’ apo ‘Selman Stërmasi’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit