Tjetërsimi i lagunës, prangoset kryeplaku i Gryk Lumit! Sekuestrohen dokumente te falsifikuara

LEZHË- Shkon në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”. Këtë herë në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Tale të Lezhës, Në vijim të të operacionit "Tjetërsimi i Lagunës", i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain në Lezhë, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë  3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. Në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to. 

Si rezultat i këtyre hetimeve është vënë në pranga edhe një tjetër funksionar publik, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në prangat e policisë është vënë Pjeter Luka  62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).

Në lidhje me këtë çështje po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjere të përfshire në tjetersimin e lagunës, ndërsa një muaj më parë u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni, ndaj të cilit më pas gjykata vendosi masen e sigurisë "Arrest në shtëpi".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?