Qeveria financon Planet Vendore
për 7 bashki,fondi 129.8 mln lekë
Ministrja Gjermeni u takua sot me kryetarët e 7 bashkive që do të hartojnë këtë vit Planet e Përgjithshme Vendore, me asistencë teknike dhe financiare të Qeverisë Shqiptare, duke cuar kështu në 33 numrin e njësive vendore që financohen nga buxheti i shtetit për planet vendore. Në takim Ministrja tha mes të tjerash se drejtuesit e 26 bashkive që kanë nisur punën një vit më parë nuk duhet humbin më kohë, por t’i miratojnë planet në Këshillat Bashkiakë.
Mirdita, Puka, Gramshi, Belsh, Përmeti, Këlcyra, dhe Kolonja janë 7 bashkitë do të mbështeten financiarisht nga Qeveria për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore gjatë vitit 2017.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një takimi informues i bëri me dije kryetarëve të këtyre bashkive se, së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja mes MZHU (AKTP), bashkive dhe studiove që do të punojnë për hartimin e planeve.
“Për vitin 2017 kemi planifikuar 129.8 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në bashkitë tuaja, të cilat do t’i bashkëngjiten 26 bashkive që u mbështetën nga Qeveria gjatë vitit që kaloi. Përvoja e vitit që kaloi me këto 26 bashki ka qenë sfiduese dhe me jo pak vështirësi. Disa prej tyre ende nuk i kanë miratuar këto plane në këshilla bashkiakë, ndërkohë që nuk duhet humbur më kohë. Në punën që ju do të nisni pas pak javësh, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shumë e rëndësishme pjesëmarrja dhe bashkëpunimi, veçnaërisht sa i takon Drejtorive të Urbanistikës. Ajo ç’ka nuk duhet të neglizhohet është respektimi i afateve, për të bërë të mundur që në këtë 1 vit t’i jepni bashkive tuaja planet e munguara prej 25 vitesh“, tha Ministrja gjatë takimit me kryebashkiakët.
Drejtuesit e 7 bashkive nënvizuan në fjalën e tyre se mungesa e Planeve të Përgjithshme Vendore ka çuar në kufizim të investimeve dhe dështimin e shumë projekteve. Ata i cilësuan Planet Vendore që do të hartohen e miratohen këtë vit si instrumentin e duhur që i japin frymëmarrje investimeve dhe ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e qyteteve.
Një vit me parë, në Janar 2016 MZHU në emër të Qeverisë Shqiptare firmosi marrëveshje me 26 bashki dhe studiove vendase dhe ndërkombëtare për hartimin e PPV me një fond prej 560 mln lekësh. Puna për këto plane pritet të finalizohet brenda muajit Shkurt me miratimin e PPV në Këshillat Bashkiakë dhe më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Ndërkohë, 5 bashki të tjera: Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë dhe Elbasan u asistuan nga USAID për planet vendore., plane të cilat u miratuan në KKT në fund të vitit të kaluar.
Gjatë vitit 2017 Qeveria Zvicerane, përmes Programit Për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP),do të japë mbështetjen financiare dhe teknike për 5 bashki në Veri të Shqipërisë, për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, konkretisht për: Malësinë e Madhe, Tropojën , Matin, Klosin dhe Vaun e Dejës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45