Qeveria holandeze i premton 2.5 miliardë euro Ukrainës për vitin 2024
Volodymyr Zelensky, dhe Hanke Bruins Slot. 5 dhjetor 2023.
Qeveria e Holandës i ka ndarë 2.5 miliardë euro për ta mbështetur Ukrainën në vitin 2024, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Hanke Bruins Slot, gjatë një vizite në Kiev të martën.
Lufta agresore e Rusisë në Ukrainë po futet në një dimër tjetër dhe kjo ka bërë që të rriten shqetësimet se përpjekjet e Kievit për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi në shkurt 2022, mund të dështojnë pa mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit.
Bruins Slot i siguroi autoritetet ukrainase për mbështetjen e vazhdueshme nga vendi i saj.
“Mesazhi im për ministrin Kuleba ishte i njëjti si për të gjithë juve këtu. Mbështetja jonë për juve është e garantuar”, tha ajo pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ajo theksoi se vendi i saj e hapi një qendër stërvitore për avionët luftarakë F-16 në Rumani më 13 nëntor dhe se po punon me Shtetet e Bashkuara, Danimarkën dhe vende të tjera për t’u kujdesur që Ukraina do të mundë t’i përdorë sa më shpejt avionët luftarakë.
“Siguria juaj është siguria jonë”, shtoi ajo.
Temë e bisedës mes saj dhe Kulebas ishte edhe synimi i Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
“E ardhmja juaj është me ne”, nënvizoi ajo.
Kuleba tha se, derisa vëmendja e mediave është përqendruar në konfliktin në Lindjen e Mesme, “vëmendja politike” nuk ka është hequr nga Ukraina.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’iu drejtohet sonte përmes një videoje senatorëve amerikanë, për shkak të frikës se përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar Rusinë mund të dështojnë nëse ajo nuk e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Perëndimi.
Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit ta miratojë kërkesën e Shtëpisë së Bardhë prej gati 106 miliardë dollarësh për t’i financuar luftërat në Ukrainë, Izrael dhe nevojat e tjera të sigurisë./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e ndihmave amerikane për vendet e huaja trondit Ukrainën
4 Shkurt, 16:40
-
Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale në këmbim të ndihmës amerikane! Moska kërkon zgjedhje në Kiev, për të hequr Zelenskyn
4 Shkurt, 09:53
-
Ukraina refuzon përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa Putin refuzon të takohet me Zelenskyn
4 Shkurt, 07:08
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Atentat në Moskë/ Vritet Sarkisyan, themeluesi i trupave ArBat! Lideri paramilitar pro rus i Donjetskut kërkohej nga Kievi, u hodh në erë brenda shtëpisë luksoze (VIDEO)
3 Shkurt, 14:04
-
Rusi/ Shpërthim në një pallat në Moskë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
3 Shkurt, 09:03
-
VIDEO/ Skandal në Holandë, skuadra kundërshtare luan me 12 lojtarë në fushë! Van Persit i ikën fitorja nga duart
2 Shkurt, 18:46
-
Analiza e VOA: Rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e paqartë edhe nën administratën Trump
2 Shkurt, 17:41
-
Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i kartelit, lidhje direkte me Kolumbinë! Trafikoi tonelata kokainë në portet e Europës, pastronte dhe paratë e klanit
2 Shkurt, 15:19
-
Lufta në Ukrainë/ Moska bastis shkollën në Kursk, 95 persona nën rrënoja! Zelensky: Rusia është një shtet pa qytetërim (VIDEO)
1 Shkurt, 21:59
-
Lufta/ SHBA: Ukrainasit të zgjedhin drejtuesin e ri pasi të arrihet armëpushimi
1 Shkurt, 18:51
-
Ukraina: Trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në front në tre javët e fundit
31 Janar, 22:50