Qeveria:Ish-reparti, jo vetëm për
romët,por edhe për emergjencat 

TIRANË - Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e funksionit të objekteve te ish-regjimenti i Kimisë në Tiranë të cilat i kaloi para një viti nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për strehimin  e familjeve rome.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e funksiononit jo thjesht për strehimin e familjeve të komunitetit rom, por për t’i përdorur në çdo rast emergjence duke ngritur Qendrën Kombëtare Transitore të Emergjencës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ngarkohet ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

 “Në pikën 1, të vendimit nr.846, datë 27.9.2013, të Këshillit të Ministrave, fjalët “… për t’i përdorur për ngritjen e një vendqëndrimi për strehimin e familjeve të komunitetit rom …” zëvendësohen me “… për t’i përdorur për ngritjen e funksionimit të Qendrës Kombëtare Transitore të Emergjencës …”,”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

VKM
 
Kompleksi Sportiv “Dinamo” i kalon nën administrim Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

Qeveria ka bërë një ndryshim në terma të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2010 për administrimin e Kompleksit “Dinamo” nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke qenë se Kjo e fundit nuk ekziston më si institucion, qeveria ka bërë edhe ndryshimin e emërtimin duke saktësuar se Kompleksi “Dinamo” do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

vkm
 
Berat, ish-Kombinati i tekstileve i kalojnë në administrim Ministrisë së Ekonomisë
Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë administrimin e ish-Kombinati të tekstileve Në Berat duke ia në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

1

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse