Qeveria italiane drejt shtyrjes deri më 31 tetor të Gjendjes së Jashtëzakonshme prej Covid

Qeveria italiane drejt shtyrjes deri më 31 tetor të Gjendjes së Jashtëzakonshme prej Covid

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka paraqitur në Qeveri një raport mbi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme prej emergjencës shëndetësore Covid-19, mbi të cilin pritet që sot të vendos parlamenti italian

Ekzistojnë shumë aspekte që ekzekutivi Italian dëshiron të adresojë, nga gjetja e anijeve për të mbajtur të huajt në karantinë deri në zgjatjen e punës inteligjente për punonjësit publikë dhe privatë; nga blerja e pajisjeve dhe materialeve mbrojtëse për të siguruar rihapjen e shkollave, në organizimin e zgjedhjeve administrative dhe referendumet; nga rregullat e reja për kthimin e tifozëve në stadiume dhe spektatorëve në koncerte e deri për të bllokuar fluturimet nga vendet që konsiderohet të jenë me rrezik të lartë infektimi, si dhe detyrimin për karantinë - përfshirë italianët - për ata që vijnë nga shtetet që konsiderohet se janë në rrezik epidemiologjik

Zgjatja me tre muaj

Conte do t'i shpjegojë Parlamentit arsyet pse u vendos të rinovohet dekreti i cili skadon më 31 korrik dhe mendohet se do të shtyjë efektet deri më 31 tetor 2020. Tri muaj të tjerë gjatë të cilave kurba e epidemisë do të mbahet nën kontroll.

‘Puna e zgjuar’ (smart working)

Për punonjësit publikë dhe privatë, ‘puna e zgjuar’ mund të përdoret deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Zgjedhja për t’i bërë punonjësit të punojnë nga shtëpia është bërë e detyrueshme në momentin e krizës maksimale fillestare të pandemisë për të kufizuar kontaktet ndërmjet njerëzve.

Shkolla

Me dekretin e ri, të gjithë tenderat për blerjen e materialeve të nevojshme për rinisjen e shkollës, por edhe për furnizimin e zyrave publike me pajisje mbrojtëse dhe shpërndarjen e tyre me çmime të moderuara për qytetarët, tani mund të bëhen duke ndjekur një procedurë më të efektshme, pra me procedura të shkurtuara.

Monitorimi

Monitorimi i përjavshëm i bërë nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të siguruara nga Rajonet do të azhornohet për tërë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Monitorimi gjithashtu do lejojë menazhimin dhe modulet e reja të hapjes apo mbylljes së disa zonave të vendit, ku gjendja do jetë e përkeqësuar apo edhe më e mirë.

Anije karantine

Tenderi për të gjetur një anije prej 1000 vendesh për të akomoduar të huajt që duhet të kryejnë karantinë mund të kryhet me kritere urgjente në mënyrë që të jetë në dispozicion në kohën më të shkurtër të mundshme.  Të gjitha zgjedhjet e tjera që lidhen me menaxhimin e migrantëve, veçanërisht për emergjencën shëndetësore, gjithashtu mund të bëhen duke ndjekur procedura më të shpejta dhe më të lehta.

Vendet në rrezik

Një urdhëresë e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza u ka ndaluar shtetasve nga disa vende, ku nga Ballkani janë Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të hyjnë në Itali kurse për ata nga  Rumania dhe Bullgaria kanë të detyrueshme karantinimin 14 ditorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar