Pas raundit të dytë të takimeve për krijimin e qeverisë në Itali mes Luigi Di Maio të 5 Yjeve dhe Matteo Salvini të Legës, nuk është arritur ende marrëveshja për emrin e kryeministrit të ardhshëm.
"Do të duhet një tjetër takim për programin", tha Matteo Salvini në përfundim të takimit komë më kokë me Di Maion. "Po bëjmë hapa të mëdha përpara” – konfirmoi udhëheqësi i 5 Yjeve. Kështu që bisedimet vijojnë për të arritur një kompromis, pra për të krijuar një qeveri ndërmjet Legës-dhe 5 Yjeve.
Por pavarësisht optimizmit përpara telekamerave, zgjidhja nuk ka ardhur ende. Dhe takimi i nesërm në Milano do të përqëndrohet pikërisht te kreu i ri i qeverisë, pika kyçe nga e cila varen gjithë të tjerat.
Sipas liderit të 5 Yjeve dakordësia duhet gjetur edhe për “taksën e sheshtë dhe konfliktin e interesit”.
Por dy liderët do të flasin për gjithçka, që nga ministrat deri te programi. Dhe për kryeministrin duket se rruga e dakordësisë do të jetë emri i një emri të tretë. Të dieln emri i përzgjedhur do t’i komunikohet presidencës.