200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet

 200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet

Qeveria e Italisë ka miratuar një rritje të taksës vjetore të sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në Itali

Sipas mediave italiane, Qeveria ka miratuar një dekret që dyfishon taksën zëvendësuese të aplikuar për të ardhurat e fituara jashtë vendit nga individë të pasur që transferojnë vendbanimin e tyre tatimor në Itali në 200,000 euro në vit.

Kështu u bë e ditur në përfundim të Këshillit të Ministrave të sotëm nga ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti.

“Dispozita përmban masa fiskale dhe të financave publike, veçanërisht ajo që ka bërë shumë zhurmë është dyfishimi i të ashtuquajturës taksë e sheshtë për 'miliarderët' që transferojnë vendbanimin e tyre tatimor në Itali", tha ministri.

Megjithatë, Giorgetti tha sot se Italia tani është kundër idesë që vendet të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të ofruar “ulje taksash” për të pasurit.

“Vendimi për të bërë këtë rregullim shkon në kuptimin, siç i thashë edhe G7 dhe G20, se ne jemi kundër nxitjes së një konkurrence midis vendeve për situata të favorshme tatimore për njerëzit dhe bizneset, sepse vende si Italia janë të destinuara të humbasin", shpjegoi ai.

Vendimi i qeverisë mund të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lehtë të financave publike të Italisë përpara ligjit të buxhetit 2025 që do të prezantohet në vjeshtë.

Dyfishimi i taksës së sheshtë do të zbatohet vetëm për ata që do të transferohen në të ardhmen, saktësohet në dekret, pasi ata që e kanë transferuar tashmë rezidencën tatimore në Itali do të vazhdojnë të paguajnë 100 mijë euro në vit.

Ndër përfituesit 'VIP' ishte edhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, i cili transferoi rezidencën e tij tatimore në Itali midis 2018 dhe 2021 kur luante për Juventusin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit

A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit