Federico Alessandrini, 54- vjeç nga Verolanuova, në Bresciana e Poshtme, Itali ndodhet prej një jave në burgun e Durrësit në Shqipëri me akuzën e vrasjes me automjet, pas përplasjes fatale të një këmbësori.
Alessandrini ndodhet në Shqipëri së bashku me një person tjetër, pasi të dy ishin larguar pak ditë më parë nga aeroporti i Bergamos për të ardhur me pushime në Shqipëri.
Por, si ndodhi ngjarja?
Sipas mediave italiane, Alessandrini ishte në makinë natën me shokun e tij nga Manerbio dhe një shtetas shqiptar pronar i makinës Volksëagen Golf, kur goditi dhe vrau një këmbësor shqiptar në Durrës.
Të tre personat që ishin në makinë, nuk ndaluan për ti dhënë ndihmën e parë, por pas përplasjes fatale, vëllai i pronarit të makinës, ka denoncuar ngjarjen dhe ka ndihmuar në kapjen e dy personave nga Breshia. Në momentin e arrestimit, Alessandrini doli pozitiv për alkool dhe drogë, ndërsa tashmë është në burg në Durrës.
Sipas policisë shqiptare, ishte ai drejtonte makinën, por ai e ka mohuar këtë dhe as nuk ka treguar se kush e drejtonte në të vërtetë mjetin kur ndodhi aksidenti.
Ndër të tjera, 54-vjeçari nuk dispononte as lejen e drejtimit, pasi i është hequr në Itali.