Qeveria, ja medaljet që jep
ministri për ushtarakët e FA
Qeveria miratoi dje specifikimet e medaljeve dhe certifikatave që jep ministri i Mbrojtjes. Kështu, “Medalja e nderit” u jepet ushtarakëve aktivë dhe në rezervë të FA për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën mbi dhe përtej asaj çfarë kërkon detyra.
Qeveria miratoi dje specifikimet e medaljeve dhe certifikatave që jep ministri i Mbrojtjes. Kështu, “Medalja e nderit” u jepet ushtarakëve aktivë dhe në rezervë të FA për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën mbi dhe përtej asaj çfarë kërkon detyra. “Medalja e mirënjohjes” u jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, personelit civil dhe ushtarakëve të reparteve të FA brenda dhe jashtë vendit.
Kjo medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj, që kanë dhënë kontribut të veçantë në shërbim të FA të Shqipërisë. Medalja “Në shërbim të atdheut” u jepet të gjithë ushtarakëve aktivë ose në rezervë dhe personelit civil të FA që shërben në kohë lufte për mbrojtjen e atdheut. Kurse medalja “Për shërbime të shquara” u jepet ushtarakëve aktivë dhe personelit civil të FA që janë dalluar në kohë paqeje, për shërbime të merituar në detyrat me përgjegjësi të lartë. Medalja “Për shërbime të larta” i jepet personelit civil të FA për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre për një periudhë jo më pak se 5 vjet. Dhënia e medaljeve shoqërohet me certifikatë, ku formati është letër A4 (210 mm x 297 mm), 160 g/m2, me fushë me stemën e institucionit, me kornizë me shirit anash.
Ministri i jep medaljet kryesisht ose me propozim të titullarëve të institucioneve në varësi të tij apo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Efektet financiare, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Janë miratuar dhe vendime të tjera, si përcaktimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për 2014 në qeverisjen qendrore që është 907 veta.
Njëherësh janë miratuar ndryshime në vendimet e mëparshme për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimi i segmenteve rrugorë, Tiranë-Elbasan, By-Pass Durrës, Ura e Matit, By-Pass Shkozet-Plepa.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.5%
-
Pas 2030
28.8%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44