Qeveria jep 23.4 hektarë tokë
kompensim fizik për pronarët

Qeveria jep 23.4 hektarë tokë<br />kompensim fizik për pronarët
TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur krijimin e një fondi në dizpozicion të AKKP prej mbi 23 hektarësh që do të përdoren për kompensimin fizik për pronarët. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është vendosur për kalimin në fondin e kompensimit fizik, në dizpozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23 368.8 hektarë, në pronësi shtetërore dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore kohë më parë dhe që tashmë ka ardhur koha që të kalojnë në dorë të pronarëve si një fond toke për kompensimin e tyre.

Kështu, në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, ligjit “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, ligjit “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23 368.8 hektarë, në pronësi shtetërore dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, sipas listës dhe materialit hartografik digital, bashkëlidhur këtij vendimi.

Njëherësh njësive të qeverisjes vendore u shfuqizohet e drejta e përdorimit për pasuritë e përcaktuara për të vendosur kalimin në fondin e konpemsimit fizik në dizpozicion të AKKP të sipërfaqes së tokës për ish-pronarët sikurse e kanë pasur më parë dhe që nuk kanë kaluar pa shkaktuar përplasje për titujt e pronësisë dhe abuzime me ndarjen e tokës bujqësore. Për zbatimin e këitj vendimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe këshillat e qarqeve Elbasan, Korçë, Berat dhe Gjirokastër për zbatimin e këtij vendimi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna