Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të mbuluar shpenzimet për mjekimin e deputetit të Partisë Demokratike, Alban Zeneli.
Në vendimin e publikuar në Fletoren Zytare thuhet se nga buxheti i shtetit do të mbulohen 4 milionë lekë.
46-vjeçari Zeneli është deputet i PD-së për Qarkun e Kukësit.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe në vijim të vendimit nr. 932, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Alban Zeneli, në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)












