Qeveria jep 55 milionë lekë për 
rikonstruksionin e muzeut “Marubi”

Qeveria jep 55 milionë lekë për <br />rikonstruksionin e muzeut “Marubi”
TIRANE- Është shpallur vendimi i qeverisë për fondin e realizimit të zbatimit të projektit “Rikonstruksioni i muzeut “Marubi”. Muzeu “Marubi” është pjesë e projektit HERA – menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore në zonën e Adriatikut, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet komponentit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar, dhe nga Fondi Shqiptaro-Amerikan.

Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e bashkëfinancimit të projektit “Rikonstruksioni i muzeut “MARUBI”, në Shkodër, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.160/2014, datë 27.11.2014, “Për buxhetin e vitit 2015”. Sipas këtij vendimi, qeveria ka vendosur për dhënien e fondit të bashkëfinancimit në vlerën e përgjithshme 55 000 000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekë.

Në vendim thuhet se Fondit Shqiptar të Zhvillimit i shtohet vlera e bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare, e shtrirë në vite, ku për vitin 2015, i shtohet fondi prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë lekësh, i ndarë sipas zërave. Për vitin 2016, i shtohet fondi prej 41 000 000 (dyzet e një milionë) lekësh, i ndarë sipas zërave. Një pjesë e efektit financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i vitit 2015 dhe pjesa tjetër parashikohet të planifikohen në planin e buxhetit për vitin 2016. Janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023