Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin turizmin mund t’u vihen në dispozicion privatëve për zhvillimin e projekteve në turizëm edhe kundrejt pagesës së vetëm 1 euro, por me Vendim të Këshillit të Ministrave, rast pas rasti. Kjo është vendosur në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Afati i përdorimit të pronës shtetërore mund të shkojë deri në 99 vjet, sipas VKM-së.
Dokumentacioni
Kërkohet që subjekti kërkues të mos jetë në proces falimentimi dhe kapitalet e tij të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit; nuk duhet ketë një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose të mos ketë një marrëveshje me kreditorët apo ndonjë procedurë tjetër të ngjashme; Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, si person juridik, ortak apo aksionar i shoqërisë. Nga ana tjetër, duhet të ketë përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, kontributeve të sigurimeve shoqërore, në Shqipëri, apo në vendin e origjinës.
Nga pikëpamja teknike, subjekti ka detyrimin të paraqesë projekte me vlerë të përafërt investimi në fushën e turizmit, të realizuara dhe të përfunduara me sukses, apo eksperienca të ngjashme, me vlerë të përafërt investimi me projekte në fushën e turizmit. Ndërkohë, propozimi konkret i projektit teknik duhet të përmbajë projektidenë;
projektin arkitekturor; të dhëna për standardin turistik që do të zbatohet; grafikun, fazat dhe afatet e realizimit të investimit.
Ndërkohë, nga pikëpamja financiare, duhet të paraqesë bilance të tre viteve të fundit dhe xhirot vjetore. Plan biznesi duhet të përmbajë shpenzimet kapitale për kryerjen e investimit, kostot operacionale, të ardhurat, tarifën e përdorimit. Ndërsa garancia e aplikimit, në masën 2% të investimit, do të paguhet si masë mbrojtëse për institucionin në rastin e tërheqjes, në mënyrë të njëanshme, nga ana e aplikuesit.
Kërkohet gjithashtu deklarimi mbi parashikimin për numrin e të punësuarve; programin për përgjegjësinë sociale; trajnimin e punonjësve dhe transferimin e njohurive, etj.
Sigurimi
Para nënshkrimit të kontratës, aplikuesi fitues duhet të bëjë sigurimin e kontratës, në masën 10%, si garanci për institucionin, në rastet e shkeljes së kontratës nga ana e tij. Garancia kthehet pas përfundimit të çdo faze të investimit, por jo më shumë se në tri këste, sipas fazave të investimit.
Tarifat
Pasuritë e paluajtshme shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, jepen në përdorim, sipas tarifave të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi, sipas llojit të pasurisë.
Një euro
Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në të cilat vlera e propozuar e investimit kalon shumën 50 milionë euro, mund të jepen me kontrata përdorimi me tarifën simbolike një euro me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.
Në këtë rast, investitori është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në masën 10% të vlerës së investimit. Garancia kthehet pas përfundimit të çdo faze të investimit, por jo më shumë se në tri këste, sipas fazave të investimit.
Në kontratat me tarifën 1 euro vendosen sanksione për rastet kur investitori nuk realizon kushtet e saj. Për mosrealizim të investimit në përfundim të fazës përkatëse, ai ndëshkohet me 1% të vlerës së investimit të parealizuar në atë fazë dhe, nëse pas 6 muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet nga institucioni shtetëror që e ka lidhur atë, duke marrë si gjobë, masën e garancisë së depozituar në atë periudhë.
- - - - - -
Tabela
Kërkesat për dhënien në përdorim të pronave shtetërore në zonat turistike
Dokumentacioni ligjor
Subjekti kërkues të mos jetë në proces falimentimi
Kapitalet të mos jenë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit
Të mos jetë subjekt i falimentimit
Të mos ketë urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata
Të mos ketë një marrëveshje me kreditorët apo ndonjë procedurë tjetër të ngjashme
Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, si person juridik, ortak apo aksionar i shoqërisë
Të ketë përmbushur detyrimet për tatimet dhe për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore
Dokumentacioni teknik
Projekte me vlerë të përafërt investimi në fushën e turizmit, të realizuara dhe të përfunduara me sukses
Projektideja
Projekti arkitekturor
Standardi turistik që do të zbatohet
Plani i zbatimit
Dokumentacioni financiar
Bilancet e 3 viteve të fundit
Garanci bankare 1% për kapitalin e nevojshëm financiar për kryerjen e investimit
Shpenzimet kapitale për kryerjen e investimit
Shpenzimet për kostot operacionale dhe të ardhurat
Tarifa e përdorimit
Garancia e aplikimit, në masën 2% të investimit, si mbrojtje në rastin e tërheqjes nga ana e aplikuesit
Ndikimi social
Numri i të punësuarve
Trajnimi i punonjësve
Garancia
Para nënshkrimit të kontratës, aplikuesi fitues duhet të bëjë sigurimin e kontratës, në masën 10%, si garanci në rastet e shkeljes së kontratës nga ana e tij.
Një euro
Kur vlera e investimit kalon 50 milionë euro, mund tëë jepen në përdorim me tarifën simbolike një euro, me VKM
Investitori paguan garanci në masën 10% të vlerës së investimit
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com