Qeveria jep miliarda për
Strasburgun, Berisha refuzoi

Qeveria jep miliarda për<br />Strasburgun, Berisha refuzoi
TIRANE- Pas vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Qeveria shqiptare ka miratuar dëmshpërblimin për një numër pronarësh tokash, gjë që u neglizhua nga administrata “Berisha”.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, Qeveria miratoi vendimet për ekzekutimin e dëmshpërblimit për familjet Delvina, Themel, Tushaj dhe Puto. Ndër të tjera, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua vendimet për krijimin e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare si edhe për shtimin e numrit të punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit deri në 23 veta.

Familjet
Pagesa e shumës, që Qeveria shqiptare u detyrohet subjekteve si dëmshpërblim i pasurive të paluajtshme, do të kryehet nga Ministria e Financave, pasi të jetë paraqitur dokumentacioni i plotë përkatës. Gjithashtu, për këtë shumë nuk do të paguhet tatimi mbi të ardhurat. Shuma e dëmshpërblimit për familjen Delvina do të jetë mbi 2 milionë euro dhe do të ndahet proporcionalisht midis shtetasve Sherif Delvina, Ahmet Delvina dhe Fatime Delvina. Familjet e tjera, që do të dëmshpërblehen për pronat e tyre, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, janë Themeli, Tushaj dhe Puto. Si rrjedhojë, shtetasi Jorgji Themili do të dëmshpërblehet me shumën prej 3,900 ndërsa shtetasi Lekë Tushaj do të dëmshpërblehet me shumë 1,800 euro. Për familjen Puto (Manushaqe Puto) do të kryhet pagesa e vlerës së mbetur të dëmshpërblimit.
 
Komisioni
Ditës e djeshme është krijuar Komisioni i Posaçëm i Administrimit të Ujërave Ndërkufitare me vendim të Këshillit të Ministrave të. Në krye të këtij Komisioni është zv/ministri i Mjedisit dhe anëtarët e tij janë përfaqësues nga 12 dikaster të tjera si edhe nga Akademia e Shkencave. Ky komision do të merret kryesisht me hartimin, shqyrtimin, si dhe i propozon ministrit të Mjedisit, marrëveshje bashkëpunimi me secilin vend fqinj, duke trajtuar të gjitha çështjet që lidhen me menaxhimin e integruar të burimeve ujore ndërmjet vendeve respektive.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?