O kryetimonieri lundërthyer i "Rilindjes" së lavdishme, që po fundoset me sukses të plotë, kryesisht për meritën tënde! Është një mundësi e artë sot për të treguar se e ke seriozisht, kur thua se ke ndërmend t'ua plotësosh kërkesat studentëve protestues. Se kështu ke një javë që betohesh, apo jo? Sikur ti mezi po pret që t'u japësh zgjidhje, por ata nuk po të ndihmojnë, sepse nuk po të vijnë për të folur me ty.
Tërhiqe menjëherë atë padinë e turpshme për Edmond Tupen dhe të tjerët, që akuzohen si organizatorë të paligjshëm, sepse kjo gjë është plotësisht në dorën tënde dhe nuk ka nevojë, as për dialog, dhe, as për negociata me studentët. Për ta bërë atë nuk të duhet që të marrësh kohë dhe as që të zhvendosësh fonde në buxhet, e aq më pak të ndryshosh legjislacionin.
Kjo është pika e nëntë e kërkesave të protestës së tyre, e cila u shtua sot për shkak të marrëzisë së pushtetit. Se këtu nuk është problem vetëm gjesti, krejtësisht i papranueshëm, por edhe personazhi më i paqëlluar, që është gjetur për t'u bërë shembull.
Bëje një herë atë dhe pastaj filloje nga e para t'u lutesh dhe përgjërohesh, që ata të vijnë të ulen e të bisedojnë me ty për 8 pikat e tjera që mbeten. Duke pranuar tërthorazi, se qeveria jote, jo vetëm ka nisur të fusë ujë nga të katër anët, por edhe ka filluar të çmendet.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja e thellë e PD-së më 14 maj, Astrit Patozi për Report Tv: Shkak përçarja! Nëse Berisha dhe Basha vijojnë ‘luftën’, s’ka bashkim
1 Qershor 2023, 14:25
-
'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit
18 Mars 2023, 10:03
-
Opozita e përçarë/ Patozi: Meta dhe Berisha nuk preferohen si alternativë! Kulluri: Njerëzit e gabuar për revolucion! Duka: Të fitojmë ç'të mundemi
23 Shkurt 2023, 21:44
-
Në aleancë me Shehin për zgjedhjet e 14 majit, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do kryqëzoheni nga të dyja palët
20 Shkurt 2023, 18:36
-
Copëzohet më shumë opozita, Shehi e Patozi bashkë në zgjedhjet lokale të 14 majit: Nëse PD nuk bashkohet, dalim me kandidatin tonë
17 Shkurt 2023, 11:16
-
Zyrtarizohet koalicioni! Bindja Demokratike e Patozit dhe LZHK e Dash Shehit bashkë në 14 maj
16 Shkurt 2023, 17:33
-
7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO
9 Shkurt 2023, 18:02
-
Amerika ka të drejtë dhe kur gabon
2 Shkurt 2023, 08:23
-
Shabani në Report Tv: S’kemi diskutime për koalicion parazgjedhor me BD-në dhe LZHK-në për zgjedhjet e 14 majit
21 Janar 2023, 18:37
-
Patozi në Report Tv: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare! PD të ndahet
20 Janar 2023, 17:41
-
Dumani në krye të SPAK, Patozi: Më mirë të monitorojë Kim se politika jonë! Situata e PD? Keqardhje sesi është katandisur
17 Dhjetor 2022, 12:18
-
Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht 'Rilindjen' dhe 'Foltoren'
16 Dhjetor 2022, 17:39
Shtetit esht me I fort se kurr, edhe me ne fund kemi njeshtet qe negocion me protestuesit. dikur po te protestoje haje plumbin ose perfundoje ne burg.
PërgjigjuPo perse o Patoz vetem vajza jote, mbesa e Valentina Leskes, djali i Mero Bazes jane per te marre bursa ekselence? Apo juve jeni keq per para? Nuk u ngopet more te pafytyre qe na jep leksione demokracie? Ktheni parate e bursave mbrapsht dhe zhdukuni nga skena politike dhe mediatike.
Përgjigju