Qeveria ka frikë nga
sondazhet e Shqiptarja.com?

Një fenomen i çuditshëm po ndodh kohët e fundit me sondazhet e faqes sonë web www.shqiptarja.com. Fenomeni ka nisur që nga sondazhi Kë do të preferonit si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë?, jo më shumë për rezultatin e këtij sondazhi, por për fluksin e papritur dhe të paparashikuar të votimeve. Në fakt po i mbanim nën vëzhgim së bashku me webmasterin dhe drejtuesin e faqes sonë Ersan Karameto.
Anomalinë e katër sondazheve më të fundit, pra shtimi apo manipulmi i rezultatit në favor të njerëzve me poste të larta në Qeveri, ministri i drejtësisë, kryeministri dhe njerëz afër tij, e kanë vënë re dhe lexuesit tanë të rregullt që na kanë shkruar shumë.
Ata kanë vënë re anomalinë te:
1-Gjykoni se ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duhet të dorëhiqet pas fakteve që publikon Shqiptarja.com?
2-Mendoni se kryeministri Berisha e ka përqendruar pushtetin në duart e veta duke dobësuar institucionet?
3-Besoni se djali i kryeministrit Berisha është takuar me biznesmenët serbë për energjinë elektrike?

Po të vini re të gjithë këto sondazhe të mësipërme kanë mbi 700 votime, një numër që nuk rezulton në sondazhet e tjera, edhe për tema më pikante dhe më të ndjeshme për shqiptarët. Këtë mund ta verifikojë çdo lexues duke parë sondazhet me radhë e duke bërë krahasimin.

Por ja çfarë shkruan dhe Endri Mema, një student dhe lexues i rregullt i mediave shqiptare online:

“Jam pjesmarrës i rregullt i sondazheve tuaja, por sondazhet e fundit po manipulohen dukshëm duke u shtuar dukshëm brenda disa sekondave 400 vota, rast që për mendimin tim nuk është i mundur që për 3 sekonda të votojnë njëherësh 400 persona. Këtë rast e kapa në sondazhin e fundit që keni bërë për djalin e Berishës kur për një moment rezultonte që më shumë vota të kishte opsioni PO me 32% të votive, ndërsa brenda sekondës menjëherë kaloi në avantazh opsioni JO. Votat deri në momentin që ishte opsioni PO në avantazh ishin 341 vota gjithësej dhe me 32% në avantazh opsioni PO dhe 15% opsioni JO. Ndërsa mbas disa sekondash kaloi opsioni JO në avantazh me 65% të votave dhe totali i votave shkoi në 700 vota brenda 3 sekondash”.

Si Endri këtë e kemi vënë re ne, por edhe shumë lexues të tjerë. Po a ka mundësi të manipulohet sondazhi i shqiptarja.com? Ja çfarë më komunikon Ersan Karameto, webmasteri ynë: “Alba. Edhe pse kemi një sistem të mirë, të gjitha sondazhet janë të manipulueshëm me anë të programeve ipgenerator, pra, e vë në punë për një tot klikimesh, prandaj e kemi vënë atë shënimin poshtë sondazhit”

Pra sondazhet janë të manipulueshme dhe këtë e di kush njeh mirë webin. Ajo që ne na skandalizon është se dikush, përballë kompjuterit të tij dhe në anonimat për ne, punon që të bëjë një manipulim kaq të shëmtuar dhe të trashë. Qeveria ka frikë nga shqiptarja.com? Ky lajm na përkëdhel sedrën, por duhet të jemi të ndershëm me lexuesit tanë: Ne po punojmë për të thënë të vërtetën, mes shumë vështirësive dhe burimeve të pakta financiare (falë dhe diskriminimit të bërë nga Qeveria e cila favorizon po kaq hapur media proqeveritare). E megjithatë nuk ankohemi për këtë. Ankohemi se pushteti kërkon të na njollosë. Përfundimin le ta nxjerrë ai që për ne është më i shenjti se çdo pushtet, qeveri a tjetër formë fuqie: LEXUESI.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës