Shqipëri-Itali, qeveria çon në parlament marrëveshjen për njohjen e pensioneve

Shqipëri-Itali, qeveria çon në parlament marrëveshjen për njohjen e pensioneve

Kryeministria

Qeveria çon për tu ratifikuar në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore të firmosur mes dy shteteve Shqipëri e Itali në fillim të shkurtit 2024. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensionet, shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.

Propozimi për ratifkimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për sigurimet shoqërore u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme dhe do kalojë për shqyrtim në komisione e më pas në Kuvend

V e n d i m 
për ‘Propozimin e projektligjit “për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe mundëson:

-Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore;

-Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe  për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

-Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit); 

-Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

-Sigurimin e papunësisë.

Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh. Marrëveshja duhet të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe më pas instrumentet e ratifikimit shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur. Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje, që do të bëhet e vlefshme në të njëjtën kohë kur do të hyjë në fuqi kjo Marrëveshje.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit