PEKIN - Pas aksidentit të së hënës në Pekin të Kinës, ku një makinë çau turmën e njerëzve në Tiananmen Rostrum dhe shpërtheu në flakë, policia menjëherë filloi kërkimet për të zbuluar autorin. Nga aksidenti 5 persona vdiqën ndërsa 38 të tjerë mbetën të plagosur.
 
Policia lëshoi njoftim në të gjitha hotelet në kërkim të informacionesh në lidhje me dy persona nga provinca Xinjiang. Por përveç kërkimeve për autorët. Kina gjithashtu ka fshirë pamjet filmike e foto të postuara në internet si dhe ka çensuruar komentet e njerëzve.
 
Një ekip i BBC i cili u përpoq të filmonte ngjarjen, u arrestua. Ndërkohë Ministria e Jashtme kineze iu shmang pyetjes nëse aksidenti i ndodhur në Tiananmen ishte një akt vetëvrasjeje.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)