Qeveria: Kontroll dhe pasurisë
së familjarëve të politikanëve

Qeveria: Kontroll dhe pasurisë<br />së familjarëve të politikanëve
TIRANE - Qeveria ka shtrënguar më tej masat ligjore për kufizimin e aktivitetit të pastrimit të parave në Republikën e Shqipërisë, ndërsa është shtuar edhe lista e personave që kanë lidhje me politikanët dhe që do t'u kontrollohet pasuria. Në ligjin e ri parashikohet që të kontrollohen edhe familjaret e politikanëve të këtyre të fundit. Në këtë kategori përfshihen edhe anëtarët e familjes së zyrtarëve apo politikanëve por edhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar publikisht.

Me anë të këtij projektligji, që ka kaluar në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave, është përcaktuar se një subjekt, i cili është i detyruar me ligj të raportojë për të gjitha rastet, kur kryhen transaksione në para në shuma të konsiderueshme, do t'i raportojnë autoritetit përgjegjës të gjitha transaksionet në para fizike, të kryera në vend në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 milion lekë të reja ose kundërvlerën në monedha të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm ose si transaksione të lidhura me njëra-tjetrën brenda 24 orëve. Deri tani, ligji parashikon si kufi për këtë raportim transaksione 1.5-milionëshe.

Ndryshim tjetër që i bëhet ligjit 9917 është edhe ai i penaliteteve për shkeljet. Për rastet kur nuk zbatojnë kërkesat për raportim, subjektet do të gjobiten deri në 20 milionë lekë të vjetra, nga 10 milionë që ishte deri tani, në rast se fjala është për persona fizikë dhe deri në 40 milionë lekë të vjetra, nga 30 milionë, që ishte deri tani, për personat juridikë.

Në rast se nuk zbatojnë urdhërat e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, subjektet juridike mund të dënohen me gjobë deri në 50 milionë lekë të vjetra, parashikohet në projektligj. Këto ndryshime do të kalojnë në shqyrtimin e Kuvendit dhe parashikohet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas miratimit dhe publikimit në Fletoren Zyrtare.
(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës