Masat e qeverisë së Kosovës ndaj COVID-19! Paketë financiare 170 mln euro, 10 milionë për të shlyer pagat

Pandemia erdhi me vete jo vetëm me rrezikun e shëndetit dhe jetës, por dhe dobësimin e ekonomisë. Për këtë qeveritë në të gjithë botën kanë ndërmarrë paketa financiare për të mbështetur bizneset por dhe personat që humbën punë e tyre si pasojë e kësaj pandemia. Në Kosovës qeveria ka përcaktuar një paketë financiare mbështetëse për bizneset e vogla dhe individët me një vlerë prej 170 milionë euro, mes së cilës përfshihet një plan me 15 pika dhe 10 milionë euro janë përcaktuar për shlyerjen e pagave.

Një detajim më të qartë të këtyre masave e bëri gazetari dhe analisti kosovar, Agim Krasniqi në lidhje skype me Report TV, i cili tha se kjo paketë financiare përfshin dyfishimin e pagës së skemës sociale për 3 muaj, pagesë shtesë për pensionet nën 100 euro, pagë minimale 170 euro, subvencionim me 50 % të vlerës së qirave të biznesit të vogël dhe të mesëm, sigurim i kredive pa interes për biznesin etj.

"Qeveria ka prezantuar 15 masat të paketës fiskale. Qëllimi i paketës është me 3 efekte. E para t'i ofrohet ndihmë për shtresat më të varfra dhe familjeve në nevojë, të ndihmë bizneset me shpenzimet operative për punëtorët e prekur nga COVID-19 dhe t'u sigurohet atyre një pagë minimale dhe së treti të sigurojnë që bizneset të vijojnë veprimtarinë e tyre pas kësaj situata emergjente. Kjo nuk përbën një nga politikat afatgjata, por pas pandemisë do të bëhet një analizë dhe do të përgatitet një paketë e dyte finance për të mbështetur sektorin privat.

1-Në masat e para qeveria do paguaj pagë të dyfishtë të gjithë skemës sociale për 3 muaj.

2-Pagesë shtesë për përfituesit e skemave sociale dhe pensionet që marrin një pagë nën 100 euro për 3 muajt e ardhshëm.

3-Mbështetje financiaret për bizneset që kanë vështirësi financiare për shkak të COVID-19 me mbulimin e pagave të punonjësve me pagë 170 euro për 2 muaj.

 4-Subvencionim të qirasë së bizneseve të vogla dhe të mesme me 50 % të vlerës

5- Mbulimi  i vlerës së kontributeve pensionale në lidhje me pagat e punonjësve të vendimit nga qeveria.

6-Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike deri në fund të prillit 2020.

7-Sigurimi i mbështetje financiare për mbulimin e pagave të punonjësve që kanë humbur punë është  10 milionë euro.

8-Sigurimi shtesë mbi pagën me vlerë 300 euro për të gjithë punonjësit e sektorëve esencialë që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut nga infektimi gjatë punës së tyre në parandalimin dhe menaxhimin e situatës COVID-19 për dy muaj.

9-Buxheti për të gjithë këtë paketë financiare është 170 milionë euro.

10-Qeveria ka paraparë një shumë prej 10 milionë euro si subvencion apo si kredi për bizneset e mëdha që janë prekur nga kjo situatë" tha Krasniqi.

Në një krahasim të bërë më herët nga Report Tv mes Shqipërisë dhe Kosovës duket vendi ynë lë pas atë të Kosovës. Në Shqipëri, në dy paketat e ndihmës financiare dhe fiskale deri tani janë alokuar nga qeveria 360 milionë euro, shifër kjo e barabartë me 2.6 % të gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit në një vit. Në Kosovë shifra është 2.5% e PBB.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike