Fati i vendoreve të 30 qershorit 2019/ 'Venecia' jep opinionin final: Shtyrja e zgjedhjeve nga Meta ishte antikushtetuese, Kushtetuesja nuk e shqyrton dot vlefshmërinë

Ilir Meta dhe Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias e thotë hapur në opinionin e tij. Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Kjo është përgjigja e qartë e ekspertëve të Venecias pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ku pyetja kryesore ishte nëse e ka kompetencën e vlefshmërisë së procesit zgjedhor apo jo.

Në opinionin final, Venecia nuk ndryshon thuajse asgjë nga drafti i publikuar disa ditë më parë.

Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë "funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë" në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor. 'Venecia' thotë se Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për në shtator nga Meta si antikushtetuese.

Sa i përket shqetësimit tjetër nëse "parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, Komisioni i Venecias thotë se këto dy parime nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash.

"Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale.  Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve;  në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetues", thuhet në draft opinion.

Në fund Komisioni i Venecia ka edhe një mesazh për palët politike dhe institucionet shtetërore.

"Mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike", nënvizon 'Venecia'.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 është një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Një çështje e nxehtë është edhe prishja e Teatrit Kombëtar. 

Ankimimi në Kushtetuese u propozua edhe nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese. 

(Kliko këtu për të lexuar raportin e Venecias)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Opinioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese: Në 2 nëntor seanca për Zgjedhjet e 30 qershorit

Pas Opinionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese ka vendosir që në 2 nëntor të zhvillohet seanca për Zgjedhjet e 30 qershorit 

"Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja nr. 7 (S) 2019 e Regjistrit Themeltar me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.

Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).

Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese,

V E N D O S I:

- Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.

- Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

- Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

- Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues", njofton Kushtetuesja. 
 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 19/10/2021 18:45

    Po vjen koha qe spaku te tregoj veten dhe te justifikojn cfar I marin popullit se paguhen sa frengu pulen.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 19/10/2021 16:15

    Loja e Ilir Metes me perpjekje te shtyrjes se zgjedhjeve ishte lehtesisht e kuptueshme si qellimi ishte per te penguar zgjedhjet. Qellimi ishte i kuptueshem, dhe ne harmoni me dyshimin e arsyeshem se Meta po favorizonte strategjine e opozites, rrjedhimisht ne kundershtim me standartet qe i kerkohen presidentit. Dhe nese ai ka firmosur qofte edhe nje vendim te vetem ne sherbim te qellimit te shtyrjes se zgjedhjeve, ose nese thirrjet publike kualifikohen si penges ligjore, atehere vendimi se Meta ka thyer ligjin eshte i argumentueshem. NE te kundert le te shprehen sipas fakteve ekzistuese. S'kemi pse te presim qe te na e thote Venecia. Mjaft me konsultimet pa fund. Gjykatesit duhet te marrin vendime te veshtira. Te lexojn ligjin, te vleresojn provat, dhe te japin vendimin. Kaq e thjeshte! Ose ne te kundert te japin doreheqje. Shembulli ne fjale tregon pse monitorimi nga parteret nderkombetar mbi sistemin e drejtesise duhet te vazhdoj edhe pas vetting-ut, deri sa gjykatesit te mesohen me standartet e duhura profesionale.

    Përgjigju
    • Merita: 19/10/2021 17:06

      Po cfare lidhje ka Meta ketu? GJK ka per detyre te interpretoje pajtueshmerine me kushtetuten. Venecia, sipas kerkeses, i dergoi opinionin e saj. Pra opinion, GJK merr vendim, pasi te gjykoje. Nuk kuptoj pse ky nxitim prej servilesh sa te njerit dhe tjetrit krah? Ceshtja eshte serioze, nga cilado ane ta kapesh. Nga maxhoranca qe neperkemb cdo gje me arrogancen e saj, opozita me shterpesine e saj, apo presidenti me idiotesine e tij te te qenurit defakto kryetar i nje partie korrupsioni.

  • Agush cepani: 19/10/2021 15:40

    Sipas ketij verdikti te Venecias Agushi e ka shkelur kushtetuten(mbase ka qene i pire me raki cepani) me dy kembet dhe ne 2 mars 2020 kur beri te famshim "referendum cepani" me idiotsine me te madhe puthte librin, se ligjet i ka perdhosur sa here i duhej te mbulonte vjedhjet e grabitjet qe u ka bere shqiptareve, e i ka katandisur brezin e 2 e 3 me 130 mije leke te vjetra pension. T'i sekustrohet pasuria e tu jepen parate pensionisteve qe nuk marrin dot as ilace e as buke qe punuan tere jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Historia e Dovletit, djali në karrige me rrota që sfidon paaftësinë për të ecur: Nëse do të dalë një nuse vullnetare, pse jo! Aftësia jonë është mendja