Qeveria: Ligj kundër pjesëmarrjes
së kosovarëve në luftra jashtë vendit

Qeveria: Ligj kundër pjesëmarrjes<br />së kosovarëve në luftra jashtë vendit
PRISHTINË - Pjesëmarrja e kosovarëve dhe madje vdekja e disa prej tyre në luftimet në Siri e ka shtyrë qeverinë e Kosovës që të mendojë për hartimin e një bazë ligjore që ua ndalon pjesëmarrjen kosovarëve në luftëra jashtë vendit, një praktikë kjo e ndjekur edhe nga disa vende europiane.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe këshilltari i kryeministrit, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.

“Në ditët e ardhshme, qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë legjislacionin adekuat për ta ndaluar me ligj një dukuri të tillë e cila nëse nuk sanksionohet me ligj, ka rrezik të marrë përmasa shqetësuese dhe të përsëritet edhe në raste tjera. Në momentin që qeveria e Republikës së Kosovës do të miratoj legjislacionin adekuat, ai do ti dërgohet parlamentit të Kosovës për miratim. Pra, kjo dukuri e rrezikshme duhet të sanksionohet me ligj me qëllim që të parandalohen përsëritja e rasteve të tilla tragjike në të ardhmen”, thotë Çollaku për Express.

Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehet përafërsisht në të njëjtën mënyrë. ”Ne kemi qëndrim se vetëm për mes vendimeve të institucioneve tona qytetarët mund të angazhohen jashtë vendit në aktivitete paq-krijuese, apo konflikte të tjera me qëllime paqësore. Ende nuk është Shkuarja e individëve, por do të shikohet mundësia ligjore dhe praktikat ndërkombëtare”, thotë Kuçi për Express.

Qeveria e Kosovës, megjithëse janë vrarë disa qytetarë kosovarë në luftën e Sirisë, deri tash nuk ka dalë me një qëndrim për këtë çështje. Ajo është përgjigjur vetëm pasi Express ka dërguar pyetje për këtë rast.
Në lidhje me këtë, Zëvendëskryeministri Kuçi thotë se brenda në qeveri e kanë diskutuar këtë problem.

“Ne kemi pasur diskutime të brendshme në këto çështje dhe kemi menduar disa angazhime se si të parandalohet apo edhe format e ndalimit ët shkuarjes. Na vjen keq që njerëzit shkojnë dhe vdesin atje”, thotë Kuçi, por nuk ka përgjigje në pyetjet e Express se pse nuk ka dalë Qeveria e Kosovës me një qëndrim për këtë çështje më herët.

Në lidhje me situatën e krijuar me kosovarët në luftën e Sirisë, Bekim Çollaku, këshilltar i Kryeministrit thotë se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e tronditur me faktin që qytetarë të vendit tonë janë të përfshirë në një luftë të pakuptimtë dhe të përgjakshme në Siri”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane