Qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit/ Grida Duma- Rama jep tendera pa garë

Partia Demokratike ka denoncuar një skandal sipas saj që ka të bëjë me klasifikimin si sekret shtetëror të 216 tenderave nga qeveria. Ish-deputetja Grida Duma doli sot para mediave dhe akuzoi qeverinë “Rama” si më të korruptuarën në tre dekadat e fundit. Sipas saj, 1 në 3 tendera është dhënë pa garë.

Deklarata e Grida Dumes

“Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është

Në ditët e fundit të saj, qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë: Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. 

Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror. 

Rrjeti investigativ BIRN ka zbuluar se, që kur erdhi në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro.  Fare pak prej tyre janë të tillë që mund të klasifikohen si sekret, ato të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë. 

Qindra tendera të tjerë që Edi Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar, mirëmbajtje godinash, përfshirë kryeministrinë, shërbime qeveritare apo kontrata që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit. 

Pjesë e klasifikimit të kontrave publike si sekret është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili refuzon t’u japë gazetarëve të BIRN-it të dhëna për tenderat e klasifikuar në mënyrë të paligjshme. 

Kjo është e njëjta agjenci, që miratoi projektin e Unazës së Re ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro dhe shpalli fitues kompaninë fantazëm të krijuar me dijeninë e qeverisë së Edi Ramës në bazë të dokumentave të fallsifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Është skandaloze që tenderat për rrugët apo mirëmbajtjen e tyre klasifikohen si sekret shtetëror. Kjo vetëm shmang llogaridhënien dhe transparencën, duke I fshur publikut abuzimet dhe shekeljet me ligjin.  

Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe të paligjshme këtë sjellje skandaloze të agjencive qeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilat fshehin kontratat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor të klientëve të Edi Ramës.  

Klasifikimi i sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cënim i hapur i konkurëncës dhe favorizm i paligjshëm i disa kompanive të tjera. Me fjalë të tjera është vjedhje, është korrupsion.   

Kjo është edhe arsyeja përse Edi Rama hesht dhe nuk u jep përgjgije gazetarëve të BIRN-it, kur ata i kërkojnë shpjegime pse gjatë qeverisë së tij tenderat sekret shtetëror janë rritur.   

Këto fakte tregojnë sesi  shqiptarët zhvaten dhe  shkretëtohen, sesi Shqipëria përdoret si pronë personale pa respektuar kushtetutë dhe ligj.  

Shqiptarët që po ikin të varfëruar dhe të zhvatur, meritojnë zgjidhje urgjente.  

Partia Demokratike është angazhuar për të ndërtuar së pari rregullat e lojës që nisin nga themelet ku gjendet së pari sigurimi i votës së lirë, i zgjedhjes së lirë për të nisur rrugën e merituar të pasurimit dhe miqëqenies së qytetarëve shqiptarë. 

Askush nuk duhet të harrojë se kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetësor vjedhjen e Edi Ramës, do të mbajë përgjëgjësi penale! 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 28/05/2019 22:47

    Po dhe ti pa tender e ke dhene me prokurim te drejtperdrejt... madje pa frena

    Përgjigju
  • Populli: 28/05/2019 16:49

    Foli dhe kjo rrota e k..ves,boll se na vjen anakati nga fytyra jote e pacipe

    Përgjigju
  • emigranti: 28/05/2019 16:08

    Turp, flet per korrupsion Duma, perfaqesuesja e spikatur e partise qe e ktheu ne art tradhetine ndaj interesave te SHQIPERISE dhe KOSOVES.PD dhe LSI bashke me veglat e tyre qe emeruan ne drejtesi ne gjithe keto vite jane shembelltyra e korrupsionit ne keto 28 vjet.Zonja Duma pasurite qe keni akumuluar ne keto vite eshte e pamundur ti arrish me pune apo thjesht me rroge deputeti.Edhe pornostaret ne perendim nuk kane te tilla pasuri.Apo edhe ti para se te futeshe ne politike trashegove miliona euro nga familia qe skishte buke te hante perpara 30-vjetesh.Je indentike me Moniken qe trashegoj miliona nga prinderit e pasur te ardhur nga Dibra.

    Përgjigju
  • Ben: 28/05/2019 15:19

    Hahaha,ju flet Grida,politikania shqiptare.Hahaha.

    Përgjigju
  • REXHEP LEKA KASAP: 28/05/2019 15:19

    O GRIDA TI KE DHE HALL TË MODH TANI SE SKE AS BUR. KSHU QË GJEJ BUR PASAJ QAJ HALLET E MILETIT. SE DUHET NJËHER TË MAROSH HALLET E TUA E PASTAJ MENDO PËR TË TJERËT O GRIDA SUMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë