Mbi 20 mijë qytetarë, të dënuar apo në proces hetimi e gjykimi, pritet të përfitojnë nga amnistia penale, që qeveria e miratoi në mbledhjes e kësaj të premteje. Nga drafti i miratuar në ekzekutiv, pritet të lirohen menjëherë 447 të burgosur të dënuar me vendim të formës së prerë, sipas kritereve që Report Tv më herët ka raportuar.
“Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta. Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.
853 të dënuar të tjerë që përjashton nga falja totale e dënimit prej kategorisë së veprës penale do të përfitojnë ulje dënimi, me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Përveç 447 të burgosurve që do të lenë qelitë, falje nga dënimi do të përfitojnë edhe menjëherë, 5077 të dënuar me masa alternative në Shërbimin e Provës.
Për më tepër, do të pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta, të kryera deri në 31 dhjetor 2025, për të cilat parashikohet dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të krimeve që janë te kriteret ndaluese.
Ministri i Drejtësisë Lamallari e quajti një akt human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, me qëllim kryesor uljen e mbipopullimit në burgje.
“Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”
Teksa i bën thirrje Kuvendit ta miratojë sa më parë, Ministri i Drejtësisë e thekson faktin se nga kjo amnisti nuk përfiton asnjë subjekt i Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.
“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri. Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, deklaron Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.", shtoi ai.
Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimin në komisione. Miratimi kërkon 84 vota.
Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak
Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak
Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg
Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg
Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë
Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë
Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin
Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











Krijo ligj: Burg per parkim dysh. Futi ne burg. Merri leke per ti liruar cdo vit me amnistine. Infinite money glitch. Popull i deshtuar
Përgjigju