Kur kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka miaratuar me anë të një VKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kamzë dhe Kavajë. Sipas VKM-së fondi kap shifrën e 510 240 000 lekësh.
Bashkisë Kamzë do t'i transferohet fondi prej 163 890 000 lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Ndërsa Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 lekësh.
Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamzë dhe Kavajë.

Vendimi i Qeverisë
-
Si jemi me transparencen ? A shkojne gjithe parate per ata qe jane destinuar apo fillojne tenderat dhe nentenderat? Pse nuk vendoset me ligj qe te gjitha shpenzimet te publikohen on line nga bashkite?
Përgjigju










Komente
Komento