Qeveria shqiptare ka miratuar sistemin e patentes me pikë. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeministri Edi Rama është miratuar ky vendim, ndërsa hyn në fuqi më 22 Prill, menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sistemi do të gjejë zbatim nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Sipas njoftimit të ministrisë informacionin për sistemin e pikeve dhe aplikimin e tij ne vazhdimesi qytetaret do ta marrin përmes formave të komunikimit :website, email, telefon dhe shkresave zyrtare.
Për të gjithë drejtuesit e makinave që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, do të aplikohet sistemi i heqjes së pikëve nga patenta. Çdo patentë mban një sasi prej 20 pikësh dhe pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve.
Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes
Gjithashtu në mbledhjen e sotme është miratuar dhe njohja e lejeve të drejtimit të makinave me Serbinë, një nga tre marrëveshjet e firmosura me këtë shtet gjatë vizitës së kryeminstrit Edi Rama në Beograd.
Ja ndryshimet në Kodin Rrugor për patentat
1. Sasia e pikëve që i zbriten çdo mbajtësi lejedrejtimi mjeti, për rastet e shkeljes së normave të sjelljes, është sipas lidhjes nr.1, “Tabela e pikëve për shkeljet e normave të sjelljes”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Mbajtësi i lejedrejtimit që ka humbur totalin e pikëve dhe mbajtësi i lejedrejtimit, i cili, pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej, të paktën, pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera, brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim prej, të paktën, pesë pikësh secila, duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
3. Në rastet e përmendura në pikën 2, të këtij neni, mbajtësit i tërhiqet lejedrejtimi nga organet e Policisë Rrugore dhe, së bashku me vendimin për heqjen e pikëve, i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të kohës së pezullimit të lejedrejtimit.
4. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përgatit dhe administron procedurat e regjistrimit dhe të dhënies së provimit të kualifikimit teorik.
5. Tarifa e regjistrimit dhe e provimit të kualifikimit teorik miratohen nga ministri përgjegjës për transportin, në bazë të statutit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
6. Pyetjet e provimit të kualifikimit përzgjidhen nga kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përgatit strukturën dhe pyetjet e provimit të kualifikimit teorik, të cilat i publikon në faqen e saj të internetit, së bashku me përgjigjet respektive.
8. Mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit kur përgjigjet saktë, jo më pak se, 90 për qind të sasisë së pyetjeve.”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sistemi do të gjejë zbatim nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Sipas njoftimit të ministrisë informacionin për sistemin e pikeve dhe aplikimin e tij ne vazhdimesi qytetaret do ta marrin përmes formave të komunikimit :website, email, telefon dhe shkresave zyrtare.
Për të gjithë drejtuesit e makinave që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, do të aplikohet sistemi i heqjes së pikëve nga patenta. Çdo patentë mban një sasi prej 20 pikësh dhe pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve.
Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljesGjithashtu në mbledhjen e sotme është miratuar dhe njohja e lejeve të drejtimit të makinave me Serbinë, një nga tre marrëveshjet e firmosura me këtë shtet gjatë vizitës së kryeminstrit Edi Rama në Beograd.