Këshilli i Ministrave miratoi më 30 dhjetor 2024 kontratën koncesioare për ndërtimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier.
Me gjatësi 46 km segmenti do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa bizneseve me kryesor “Fusha” sh.p.k dhe “Agbes Construksion”, “Albavia” sh.p.k. “Kupa” sh.p.k , “Ante-Group”, “Klodioda” sh.p.k, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera” sh.p.k.
Segmenti rrugor i autostradës Lekaj – Fier eshtë pjesë e rëndësishme e Korridorit Adriatiko-Jonian, ndryshe i njohur dhe si Korridori Blu.
Kalimi përmes kësaj rrugës Lekaj-Fier do të bëhet me pagesë për të paktën 35 vite. Me investimin e ri synohet që automjetet të ecin deri në 120 kilometër në orë. Por për këtë do të duhet që të paguajnë dhe tarifën e qarkullimi.
Gjurma e kësaj rruge fillon pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar-Lekaj dhe përfundon në fillimin e Bypassit të Fierit pranë zonës së Mbrostarit.
Projekti parashikon zgjerimin dhe rikualifikimin e 46 km autostradë nga të cilat 10 km do të jenë totalisht të reja, ndërtohen 30 mbikalime dhe nënkalime të reja për automjetet dhe këmbësorët. Përveç aksit kryesor i cili do të jetë me pagesë, do të ndërtohen rrugë alternative pa pagesë për të lidhur zonat e banuara.
Korridori Blu nis në Slloveni dhe përfundon në Greqi, është një nga segmentet më strategjike të Bashkimit Europian, që do t’i mundësojë Shqipërisë ulje të kostove të transportit dhe një rritje të turizmit dhe shkëmbimeve tregtare
Gjurmët ku do të kalojë Lekaj-Fier në rrugë ekzistuese
VENDIM
PER
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Lajmi kryesor:
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.9%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus, qëllohet 4 herë drejt një makine të parkuar! Autori lëvizte me motor pa targa, policia në vendngjarje
2 Janar, 20:37
-
'Betlehemi i gjallë' vendoset në skenë në Hajmel, shfaqja e ritualit të Krishtlindjes tërheq qindra vizitorë (VIDEO)
2 Janar, 19:28
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Shkodër/ Qytetarët presin në shesh ndërrimin e viteve me koncert dhe fishekzjarre, edhe kryebashkiaku Beci prezent
1 Janar, 00:18
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 16:06
-
Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto
31 Dhjetor 2024, 15:48
-
Aksident në autostradën Lushnje Fier, përplasen 3 mjete, shkaktohet radhë e gjatë trafiku
31 Dhjetor 2024, 14:13
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Viti i Ri/ Sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, në hetim 3 pronarët e dyqaneve
31 Dhjetor 2024, 10:01
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20