Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier e në Vaun e Dejës

Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier e në Vaun e Dejës

Foto ilustruese

Qeveria miraton dy VKM për ndërtimin e dy centraleve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, një në fshatin Darzezë të Fierit dhe një në digën e Zadejës, hec Vau i Dejës.

Centrali i Fierit do të ndërtohet nga shoqëria  “SUNNY SIDE ENERGY” dhe do të operojë për 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky central fotovoltik nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, ndërsa  koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve ose 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Centrali i dytë fotovolaik do të ndërtohet në digën e Zadejës në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe do të ndërtohet nga nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Edhe ky central pritet të ndërtohet brenda një afati 3 vjecar dhe do të operojë për 49 vite duke mos qenë objekt koncensioni. 

Sipas marrëveshjes 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare dy centralet duhet t’ja japin falas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen