Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave, ka miratuar paketën e barnave për trajtimin ambulator në shtëpi të personave të diagnostikuar me COVID-19, paketë e cila do të financohet nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Siç caktohet në VKM, paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë, ndërsa vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Kujtojmë se më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni, kurse skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave, Vendosi:
1. Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
2. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
3. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
4. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
5. Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
6. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.
7. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
8. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
-
Haha keta jane te papare,nje kurim ne shtepi kushton 1000 euro,keta japin 1650 lek shtet legen
Përgjigju -
Ore e di shteti qe per te bere nje gjilpere intravenoze ne shtepi per covidin, infermieret marrin 2,500 lek te reja per gjilpere. Dy here ne dite, 7 here ne jave sa shkojne???? Pa fature. Po ilacet a e di ne formen e mesme jane 40,000 lek te reja kura? I ke cmimet ne farmaci, me pulle o shtet legen. Po analizat para e mbrapa qe shkojne 20,000 lek minimalja se vetem ne disa klinika behen? Ah si sju kap te formes se rende te gjitheve ju qeveritareve qe talleni me njerezit e te vdisni te gjithe me ceremoni?!!!
Përgjigju -
Po pse i mbylle llotot te paktem te kishim nje shpres me vone naji skedine se me 1650 leke me 5 neshje angleze i kishim nxjere leket e covidit.
Përgjigju-
Hahaha fiks
-
-
Pra njerezit e semure do mbeten dyerve te mjekut te familjes qe te marrin receten e rimbursimit.
Përgjigju -
Po ato që do teprojnë nga 1650 lek do ti mbajnë apo duhet ti kthejn prap në shtet?!
Përgjigju -
me 1650 leke ben gjithe ato gjera. Ky shtet ka marre fund
Përgjigju











Komente
Komento