Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që do të përcaktojë standardet teknike dhe rregullat që duhet të përmbushin sistemet dhe platformat e basteve sportive online në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë më 11 mars 2026 dhe synon rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara.

Vendimi përcakton një sërë standardesh që lidhen me kushtet teknike dhe kërkesat minimale që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet për bastet sportive online.

Gjithashtu, janë përcaktuar rregulla të qarta për identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve, me qëllim garantimin e aksesit të ligjshëm në platformat e basteve, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e lojërave të paligjshme.

Një tjetër element i rëndësishëm i vendimit lidhet me procedurat për faturimin dhe transaksionet financiare. Sipas rregullave të reja, çdo pagesë apo transaksion që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga organet shtetërore përkatëse.

Qeveria njoftoi zyrtarisht:

•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/ëebsite-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit tëligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;