TIRANW- 3559 punonjës të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë rritje page, pagesë qiraje në rast të largësisë mbi 36 km nga banesa për efekt të punës, shpenzimet e uddëtimit si dhe ushqim të paguar.
Është ky vendimi i qeverisë shqiptare marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure zbardhur nga Report Tv. Nga 3000 lekë deri në 36 km distancë e deri në 15.000 lekë kompension për transport do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve për efekt udhëtimi në vrndin e punës në largësi me vendbanimin.
Ndërkohë është përcaktuar në këtë vendim edhe pagesa me 1 % shtesë page deri në 25 vite vjetërsi pune për çdo efektiv që shërben për sigurinë dhe rendin në Policinë e Burgjeve si dhe njehsimi i gradave për efekt page.
Kjo rritje pritet të sjellë në buxhetin e shtetit një faturë prej 42.3 milionë lekë për pagën bazë për gradë, 180 milionë për pagën bazë shtuar rritja për gradë dhe vjetërsi për çdo vit si dhe 120 milionë lekë për shtesë për natyrën e veçantë të punës.
Ndërkohë pagesa e qirasë, kostove të udhëtimit dhe ushqimi pritet të kenë një faturë prej 20.8 milion lekë për buxhetin e shtetit që shkojnë në favor të 3559 punonjësit e Policisë së Burgjeve.
Për këtë vendim të qeverisë shqiptare ka reaguar edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila shprehet se “Krenare që arrijmë një rezultat të tillë në të mirë të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar. Falenderoj të gjithë kolegët ministra për mbështetjen dhe Kryeministrin Edi Rama që bëmë realitet atë qe kishim premtuar”.
Mesatarisht pagat e policisë së burgjeve për gradat e thjeshtë variojnë nga 40-45.000 lekë dhe gradat e larta nga 70-85.000 lekë.
Me këtë rritje përfshi edhe vjetërsinë ndër vite të pamarrë para vitit 2008 trupa policore do të përfitojë nga 3000 deri në 12.000 lekë rritje page përfshi në këtë rritje edhe pagesën për herë të parë të ushqimit të munguar në më shumë se një dekadë.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor 2024, 12:56
-
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
4 Dhjetor 2024, 16:51
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor 2024, 15:09
-
Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak
19 Nëntor 2024, 15:04
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor 2024, 16:42
-
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
12 Nëntor 2024, 17:09
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor 2024, 12:11
-
Pas Sakos, Subashi i Fierit e bën pagën e vet 2.9 milionë lek! Të djathtët bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak
7 Nëntor 2024, 16:34
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
Nuk po flas për atë burrin e madh, por ju znj.ministre jeni një grua sokolesh. Të uroj dhe katër vjet të tjera ministre të drejtësis.
Përgjigju