/ATSH-B.Jashari/- Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit të sapozgjedhur Isa Mustafa, po zhvillon sot mbledhjen e saj të parë.
Në përbërje të kabinetit qeveritar, Hashim Thaçi mban postin e zv/kryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, derisa të zgjidhet President i Kosovës, sipas marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje, pas mandatit të Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga.
Në komunikatën zyrtare të dhënë para mbledhjes, Kryeministria thekson se, sot në ora 14:00, me një ceremoni të veçantë, është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi te kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Me ekzekutimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe me parakalimin para gardës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi ka pritur kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Isa Mustafën.
Në vazhdim, në ambientet e kabinetit të kryeministrit, është zhvilluar takimi mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, dhe në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
/Shqiptarja.com