Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka thënë se ai do të jetë i mandatuari i ardhshëm për formimin e qeverisë, pasi përfaqëson partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit. Thaçi ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do t'i nisë konsultat me partitë e mundshme partnere për krijimin e qeverisë, duke e përjashtuar kështu mundësinë që qeveria e ardhshme të formohet dhe drejtohet nga opozita.
“Zhvilluam zgjedhje të lira, demokratike, me standarde të larta ndërkombëtare dhe prej më të mirave në rajon. Menaxhuam shkëlqyeshëm procesin para-elektoral, ditën e votimit dhe me një pjesëmarrje normale të vendeve në rajon”, thotë Thaçi.
Sipas tij fitorja e Misionit të Ri është vullneti i qytetarëve të Kosovës.
“Mbi këtë vullnet nuk mund të shkelë askush. Unë do ta menaxhoj gjithë procesin si i mandatuar nga presidentja në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e kemi një sistem të tillë elektoral, proporcional që lë për të dëshiruar në kuptimin e fitoreve që përcaktojnë që në përfundim të procesit edhe fituesin e qartë në kuptimin e numrave në Parlament. Por, një gjë është e qartë, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës, është misioni i ri dhe natyrisht që unë jam në komunikim me partnerët e mundshëm të koalicionit dhe në momentin që do të përmbyllet certifikimi i rezultatit zgjedhor do të marrë iniciativë për t'u ulur me partitë politike për të biseduar dhe formuar qeverinë”, thotë Thaçi.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)
LAJMET MË TË VLERËSUARA