Qeveria  përshëndet vendimin e 
​minatorëve për ndërprerjen e grevës

Qeveria  përshëndet vendimin e <br />​minatorëve për ndërprerjen e grevës
PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përshëndeti sot vendimin e minatorëve për pezullimin e grevës së minatorëve të Trepçës.
 
“Kryeministri dhe Qeveria shprehin përkushtimin he sigurojnë minatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që të sigurojnë punë normale të Trepçës në këtë periudhë, dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjatë në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit, në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
 
Kryeministri Mustafa po ashtu thekson përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë aktorët, që t’i kryejnë detyrimet e tyre në kohë dhe të krijojnë kushte që Trepça të aktivizohet me të gjitha potencialet e saj, si një nga resurset më të çmueshme të këtij vendi./ KosovaPress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf