TIRANE- Qeveria akordon rreth 1 milonë lekë në ndihmë të viktimave të tragjedisë së Himarës dhe 300 mijë lekë në ndihmë të plagosurve. Kontributi financiar i qeverisë shqiptare u premtua sot nga kryeministri Berisha në mbledhjen e rradhës së qeverisë.

Berisha foli dhe për tërmetet në Itali duke theksuar se qeveria shqiptare do ndihmoje me rreth 50 mijë euro të dëmtuarit nga tërmetet e njëpasnjëshme në vendin fqinjë.

Berisha i bëri thirrjet komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të ndihmonë Italinë, pasi ky vend-sic theksoi Berisha i “ka qëndruar pranë Shqipërisë në cdo rast fatkeqësie” .
(ns/shqiptarja.com)