Qeveria ndihmë financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të prodhimit! 4 mijë lekë për punonjësit

TIRANË- Qeveria vendos të mbështesë përsëri ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të prodhimit për përballimin e kostove të shkaktuara nga pandemia.  Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë ka marrë vendimin për të japë 4 mijë lekë për çdo punonjës të këtyre bizneseve për dy muaj, nëntor dhe dhjetor. Sipas VKM për secilin muaj do të jepet nga shteti 2 mijë lekë për punonjës.

“Skema jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet, që të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve”, thuhet në vendim.

Përfitues do të jenë ata punonjës që rezultojnë të punësuar në listëpagesat e përditësuara të tatimpaguesit, për muajin qershor 2020, të dorëzuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ndërkohë të gjithë të dy-punësuarit që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë do ta përfitojnë vetëm një herë ndihmën financiare. Ndërsa në rastet kur i punësuari është në më tepër se një listëpagesë dhe kontributet paguhen nga të dyja ndërmarrjet, ndihmën financiare e merr ndërmarrja, e cila aplikon e para.

Nga kjo mbështetje nuk do të përfitojnë ato subjekte të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit e që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019 të tatim fitimit ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Sipas vendimit të gjitha këto ndërmarrje duhet të aplikojnë në sistemin e-filling, duke deklaruar: NIPT-in e përfituesit, numrin total të punonjësve për të cilët përfiton subjekti, bankën, ku përfituesi ka llogarinë dhe IBAN-in e llogarisë bankare. Më pas këto të dhëna do të verifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen duke bërë edhe një analizë risku me qëllim shmangien e abuzimit, dhe brenda 10 ditësh do të aprovohet kërkesa nëse përmbushen kriteret. Kjo ndihmë që do të merret një herë për të dy muajit, do ti kushtojë buxhetit të shtetit mbi 187 milionë lekë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës