Për herë të parë në Shqipëri kufizohen pagesat me para në dorë për qytetarët. Ligji i ri i “Procedurave Tatimore” i miratuar më 12 dhjetor të 2025-ës në parlament, i ka nisur efektet e tij prej 1 janarit të këtij viti.
Qytetarët nuk do të lejohen të bëjnë pagesa më të larta se 500 mijë lekë në muaj me para cash. Pra, për çdo blerje që e kalon këtë vlerë, qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë me kartën elektronik të bankës. Kufizimi i pagesave me cash, është kërkuar prej vitesh nga bankat, por që u bë pjesë e paketës fiskale të 2026-ës, edhe pse vlera 5 mijë euro, e caktuar si limit është kontestuar nga bankat si shumë e lartë në raport me pagën mesatare të vendit që është 830 euro.
Gjithashtu ulet edhe tavani për gjendjen e cash-it për bizneset. Nga 1500 euro që ishte, nga 1 janari 2026 subjektet s’do bëjnë pagesa me para fizike mbi 1000 euro. Pra marrim shembull, nëse një lokal do të blejë furnizime në një x magazinë shumice (pra në një tjetër biznes), i lejohet të paguajë cash deri në 1 mijë. Mbi këtë vlerë, duhet të bëjë pagesë me kartë.
Po ashtu të gjitha subjektet në sektorin e strukturave akomoduese, në sektorin e transportit dhe institucionet publike brenda qershorit duhet të kenë instaluar një formë alternative për të kryer pagesa elektronike.
Këto kufizime janë ndërmarrë për të reduktuar qarkullimin e lartë të parasë jashtë bankave, pasi është e pakontrolluar, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave dhe gati të pamundur verifikimin e burimit nga u gjeneruan këto të ardhura.
Qeveria është zotuar që deri në 2030-ën do ta kthejë vendin në një ekonomi pa cash, me synim që pagesat të jenë tërësisht elektronike.
Deri në fund të 2025-ës shifrat tregojnë se pagesat për mallra e shërbime janë bërë masivisht me para në dorë. Gati 467.3 miliardë lekë (mbi 4.6 mld euro) qarkullonin jashtë bankave në fund të nëntorit thotë Banka e Shqipërisë, me rritje prej 43.8 miliardë lekë në raport me vitin 2024.
Komente













Qeveria eshte zotuar qe deri ne 2030 t'a beje Shqiperine nje nje ekonomi pa cash,thuhet ne artikull.Dikur ishim vendi i pare ateist,tani synojme te jemi te paret pa cash.Pse duhet te jemi perhere /te paret/ per marrezira?! Po te kishin shumica e shqipove 5000-euro cash ne xhep,nuk do t'a linte kush vendin e te ikte ne emigracion.Informalitetin me te madh e shkakton mosdeklarimi i sakte i pagave,fitimeve e mbi te gjitha,bumi i ind.te ndertimit,lejet per kulla,pallate rezorte ku lahet paraja e krimit.Sa here degjojme per sekuestrimet e SPAK-ut te pasurive vene me krime,shumica jane ne real estates-pallate,rezorte,apartamente,lokale,troje,toka bujqesore.
PërgjigjuSot nje smartphone telefon kushton deri 1800€ (iPhone 17 ose 18-ta neser ) kjo vjen nga inflacioni ndaj duhet te rritet kjo shume deri ne 3000€ cash jo deri ne 1000€ ! Ligj komplet budalla i bere nga Zegjineja me shoqe ahah
PërgjigjuTa gezoj kushdo qe do ta blej por ta blej me karte banke dhe jo kesh…Eshte shume e thjeshte
E ke kuptu dhe intepetruar fiks si nzeqineja... ligji asht mirrë. Biznesi e ka 1000 eu kurse qytetari deri 5000 eu... sepse biznesi duhet të jetë më i kontrolluar se qytetari... Dhe asnji biznes nuk jep fatur tatimore duke fillu nga marketi lagjes e përfundu tek restorantet e lluksit....