Qeveria ndryshon kriteret, si mund
të ricaktohet pensioni i invaliditetit

Qeveria ndryshon kriteret, si mund<br />të ricaktohet pensioni i invaliditetit
TIRANE- Pas ankesave të shumë invalidëve Këshilli i Ministrave ndryshon mënyrën si do bëhet ankesat për mos miratimin e pagesës së aftësisë së kufizuar. Qeveria ka krijuar Komisione Eprore të cilat do të kenë për qëllim shqyrtimin e vendimit që kanë marrë komisionet e nivelit të parë për vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe të aftësive për punë.

“Për shqyrtimin në afat të ankesave, të ngrihen 10 komisione eprore, nga të cilat 6 komisione ushtrojnë aktivitetin dhe funksionin e tyre pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe 4 komisione ushtrojnë aktivitetin dhe funksionin e tyre pranë Shërbimit Social Shtetëror. Anëtarët e komisioneve eprore ushtrojnë funksionet e tyre për: Shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave të të sëmurëve, invalidëve apo personave me aftësi të kufizuara, që ankimojnë vendimet e KMCAP-ve të nivelit të parë.

Studimin dhe vlerësimin para dhe gjatë zhvillimit të seancës të relacionit të hartuar nga relatori, mjek i ekspertizës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore/Shërbimit Social Shtetërorc. Anëtarët e komisioneve do të kenë për detyrë caktimin e aftësisë për punë dhe të shkallës së invaliditetit, në bazë të gjendjes shëndetësore të ankuesit dhe të kritereve mjekësore, të përcaktuara e të miratuara për nivelin e aftësisë për punë apo të aftësive shëndetësore të kufizuara, dhe marrjen e vendimit si dhe kryerjen e studimeve mbi gjendjen dhe ecurinë e invaliditetit/aftësisë së kufizuar, drejtimet dhe zgjidhjet për përmirësimin e treguesve”, - përcakton vendimi i qeverisë. Vendimi i Komsionit Epror do të jetë përfundimtar.
 
Si bëhen ankesat

 
Ankimi në Komisionin Epror bëhet me shkrim dhe dorëzohet pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore, agjencive rajonale të sigurimeve shoqërore ose drejtorive rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ose Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dërgon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, dorëzon dosjen e të sëmurit, të invalidit ose personit me aftësi të kufizuar, së bashku me një relacion të hollësishëm, ku argumentohet vendimi i marrë nga KMCAP-ja e nivelit të parë.

Mjeku i ekspertizës mjekësore/punonjësi social pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore/Shërbimit Social Shtetëror, në rolin e relatorit, studion dokumentacionin e dosjes, procedurat e zbatuara në KMCAP-në e nivelit të parë, dokumentacionin e vlerësuar nga ky Komision, pretendimet e parashtruara nga ankimuesi dhe përgatit një relacion, ku, ndër të tjera, shprehet edhe për referencën e gjendjes shëndetësore të ankimuesit, sipas kritereve mjekësore orientuese për përcaktimin e aftësisë për punë/aftësisë së kufizuar.
 
Komisioni epror
 
Komisioni epror do të ketë disa detyra, ku do të përcaktojë, diagnozën me kodin përkatës të sëmundjes, shkallën e humbjes së aftësisë për punë/aftësisë së kufizuar dhe shkaku i invaliditetit, si: sëmundje e përgjithshme, aksident në punë ose sëmundje profesionale.

Po kështu do të përcaktohet edhe koha e fillimit të invaliditetit/aftësisë së kufizuar, periudha e përfitimit dhe afati i rikontrollit, kushtet dhe karakteri i punës që duhet të kryejë invalidi/personi me aftësi të kufizuara dhe masat që duhen marrë për riaftësimin e plotë fizik, si dhe drejtimet për riaftësimin profesional të invalidit/personit me aftësi të kufizuara. Komisioni Epror nuk mund të marrë në rishqyrtim rastet për të cilat ai është shprehur një herë, në rastet kur ankimuesi ka të njëjtën gjendje shëndetësore apo aftësi të kufizuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë