Qeveria nuk ja del të emetojë
eurobondin e ri, tërhiqen Financat

Ministria e Financave nuk ka arritur të emetojë eurobondin e ri, ndonëse kushtet e tregut janë shumë të favorshme, në krahasim me vitin 2010. Tregu e ka vlerësuar interesin e eurobondit të ri shqiptar në 6.2%-6.3%, që vlerësohet se është relativisht i lartë, çka duket se ka bërë që financat të tërhiqen për një moment më të përshtatshëm. Nuk ka ndihmuar as fakti që Agjencia vlerësuese Standard & Poor's afirmoi renditjen në mes të tetorit renditjen ‘B /B’ të kredisë afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj për Shqipërinë, me pritshmëri pozitive.

Mossigurimi i shumës në momentin e duhur dhe qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në tregje mund të japë sinjale negative për investitorët, duke rrezikuar dhe një kthim mbrapsht, duke zbritur në një kategori më poshtë. Ndërkohë, dje ministria e Financave ka paguar eurobondin e emetuar në vitin 2010 nga qeveria 'Berisha'. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit, njofton zyrtarisht Ministra e Financave.

Në prill 2014, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani njoftoi se Shqipëria do të dilte në tregjet ndërkombëtare në 2015-n, kur eurobondi pesëvjeçar të maturohej. Por që duket se ende nuk është arritur në gjetjen e situatës së favorshme. Në maj 2015, Ministria e Financave shpalli fituese propozimet e paraqitura nga Deutsche Bank dhe JP Morgan Chase, duke i përzgjedhur ato si bashkë-udhëheqës kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit të eurobondit 300 milionë euro nga ana e qeverisë shqiptare.

Planifikohej që emetimi të kryhej në qershor, por kriza greke vonoi planet e qeverisë. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm përsa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe jo në tregun vendas është emetuar në monedhë të huaj, në euro dhe jo në lekë.
 
Fondet për pagesën u siguruan:
• 250 milionë euro nga një kredi (me garanci të Bankës Botërore) e marrë në tregjet ndërkombëtare;
• 50 milionë euro nga instrumente të emetuara në tregun e brendshëm.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre