TIRANE- Varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës Italo-Greke në territorin shqiptar janë shtuar me një Vendim të Këshillit të Ministrave të 9 majit të këtij viti. Ky vendim ishte publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, por pas specifikimin se trualli që jepej në pronësi të ministrisë shqiptare të Mbrojtjes kishte të bënte më një varrezë greke.
Me publikimin në Fletoren Zyrtare, ku VKM tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas këtij akti, të nënshkruar nga kryeministri Sali Berisha, është miratuar një shtesë në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht një truall rreth 1.6 dynym në Bularat të Dropullit të Sipërm, shumë pranë kufirit shtetëror me Greqinë. Akti i referohet një planimetrie, të sigluar nga gjeneral brigade Abaz Lleshi, komandant i Brigadës Mbështetëse Rajonale (BMR) ose Reparti Ushtarak 1320, me qendër në Tiranë.
Kjo njësi kryen detyrat xhenjere të ushtrisë shqiptare. Detyra për kryerjen e planimetisë është dhënë që në muajin dhjetor të vitit 2008 nga vetë shefi i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin e përbashkët shqiptaro-grek pranë ministrisë së Jashtme.
/Shqiptarja.com