Qeveria ka përgënjeshtruar deklaratat e deputetit të PD, Flamur Noka, për uljen e avionëve të vegjël në plazhin e Semanit të cilët transportonin drogë. Përmes faqes Transparenca.al, Qeveria sqaron se nga të dhënat e "Albcontrol" nuk rezulton që të jetë ulur në territorin shqiptar ndonjë avion.
"Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV). Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar", thuhet në reagimin e faqes Transparenca.al.
Po sipas qeverisë, të katër fluturimet kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon.
"Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP", theksohet më tej në këtë reagim.
Qeveria e mbyll reagimin e saj duke i kujtuar Partisë Demokratike se gjatë sezonit veror shtohet numri i avionëve të vegjël përgjatë bregdetit shqiptar.
"Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh".
Stripset me shënimet përkatëse për 4 avionët e vegjël që kanë lëvizur dje përgjatë bregdetit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com